Nisma Socialdemokrate sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me anëtarët e kryesisë së zgjeruar, ku është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe çështjet organizative të partisë, konkretisht rreth parapërgatitjeve për fillimin e procesit të brendshëm zgjedhor.
Në ketë mbledhje, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka informuar anëtarët e kryesisë së zgjeruar rreth zhvillimeve më të fundit politike.
“Lidhur me rikthimin e Kosovës në dialog, kryetari Limaj theksoi se, ka qenë përkushtim i vazhdueshëm i yni si Nismë, sepse kemi besuar dhe vazhdojmë të besojmë që rikthimi në dialog është një hap i rëndësishëm për vendi, megjithëse 3 vite i kemi humbur pa ndonjë arsye, por për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe kryeneçësisë politike. Gjithsesi, kryetari Limaj tha se, NISMA mbështet dialogun që nxjerrë në pah kohën e zgjatjes së dialogut dhe mbi të gjitha ne mbështesim vetëm dialogun për njohje reciproke. Ne kemi propozuar që të jemi sa më unik dhe përkrah me njëri tjetrin në mënyrë që sfidat që i kemi përpara ti tejkalojmë sa më lehtë, gjithnjë pa e luhatur dhe dëmtuar stabilitetin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Nisma Socialdemokrate.
Limaj ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Uashington.
“Rikthimi në Shtëpinë e Bardhë është një momentum i mirë për Kosovën nëse do kemi vullnet dhe pjekuri të mjaftueshme politike për ta shfrytëzuar siç duhet. Marrëveshja e nënshkruar në asnjë pikë nuk është kundër interesave të vendit tonë. Ne si Nismë vlerësojmë se delegacioni ynë në Uashington ka qenë në nivel të detyrës dhe e kemi mbështetur fuqishëm atë që ata kanë arritur. Marrëveshja në Uashington është tejet e rëndësishme për Kosovën për faktin se veç aspektit ekonomik do ta ndihmoj vendin tonë edhe në aspektin gjeostrategjik, sepse kjo nënkupton edhe një rikthim gjeostrategjik të SHBA-së në rajon”, ka thënë kryetari Limaj.
Ndërsa, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, në ketë mbledhje ka folur për vizionin politik që duhet të vazhdojnë të ndjekin si parti.
Kryetari i Këshillit Kombëtar tha se dikasteret që drejtojnë ministrat tanë duhet të jenë në çdo moment në shërbim të qytetarëve të vendin tonë.
“Ne të gjithë duhet të bëhemi zëdhënës të reformave që po ndërmarrin ministrat e Nismës në ketë mandat qeverisës, sepse janë reforma që në thelb kanë të mirën e qytetarit dhe vendit”.
Gjithashtu, në ketë mbledhje u diskutua edhe për fillimin e procesit të mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të partisë. Lidhur me ketë, sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur më gjerësisht rreth këtij procesi, ku dhe ka njoftuar se nga data 1 tetor i këtij viti, do të hapet procesi për regjistrimin e anëtarëve të rinj në subjektin politik.
Në këtë mbledhje u mor vendim që nga data 1 tetor deri më 15 nëntor 2020 të mbahen të gjitha Kuvendet Zgjedhore nëpër degët e Nismës Socialdemokrate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City