LAJMI I FUNDIT:

Hoti përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Pushka e tyre shkrepi për të mbrojtur pragun e shtëpisë

Hoti përkujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Pushka e tyre shkrepi për të mbrojtur pragun e shtëpisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci në 22-vjetorin e rënies së tyre, duke thënë se ata na e kujtojnë përkushtimin dhe sakrificën e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci.

Hoti përmes një postimi në Facebook, tha se bashkësia ndërkombëtare ishte aleate e luftës së Kosovës, pasi pushka e heronjve shkrepi për të mbrojtur popullin.

“Njëzet e dy vjetori i rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, na kujton përkushtimin dhe sakrificën e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci. Pushka e tyre shkrepi për të mbrojtur pragun e shtëpisë̈ dhe ekzistencën e popullit tonë, andaj dhe bashkësia ndërkombëtare ishte aleate e fuqishme e luftës sonë̈ të drejtë. Zoti e bekoftë̈ jetën dhe veprën e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre”, shkruan Hoti.


Gjithashtu, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë.

22 vjetori i rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, liderët politik thonë se ata ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë
Lexo po ashtu 22 vjetori i rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, liderët politik thonë se ata ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë të lavdishëm, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
Kalo në kategori