Samsung Galaxy Z Fold 2 – pajisje “dy në një”, telefoni që kushton 1,900 euro me performanca të jashtëzakonshme
Samsung ka lëshuar telefonin inteligjent Galaxy Z Fold 2 para pak javësh dhe ky telefon është me të vërtetë mjaft i veçantë.
Pajisja e re kushton 1,900 euro, gjë që e bën atë një blerje super luksoze.
Ky telefon ndjek suksesin e telefonit Galaxy Z Flip të lëshuar në shkurt, i cili prezantoi një gjë shumë të rëndësishme: xham ultra të hollë për ekranin fleksibël, transmeton Telegrafi.
Z Fold 2 është bërë më i avancuar sesa paraardhësi i tij. Ka teknologji më të avancuara, ka funksione më shumë dhe duket se është më i qëndrueshëm.
Z Fold 2 është një pajisje dy në një, ndryshe nga çdo gjë tjetër në treg. Kur paloset, është një telefon i hollë, por i rregullt me një ekran të gjatë dhe të hollë nga jashtë. Hapeni atë si një libër dhe keni një tablet që ka të njëjtën madhësi me iPad Mini nga Apple.
Ekrani është bërë nga qelqi ultra i hollë, por ai xham është i vendosur në mes të shtresave të shumta të ngjitësit hi-tech dhe plastikës.
Z Fold 2 ka procesorin më të fundit të Qualcomm, Snapdragon 865+. Telefonat e tjerë Samsung si Note 20 Ultra kanë çipin e vet të firmës Exynos 990, i cili është pak inferior në performancën e papërpunuar dhe efikasitetin e energjisë.
Z Fold 2 ka pesë kamera gjithsej. Jetëgjatësia e baterisë është çuditërisht e mirë duke marrë parasysh numrin dhe madhësinë e ekraneve. Bateria e Z Fold 2 zgjat rreth 32 orë.
Specifikimet
Ekrani kryesor: 7.6 in QXGA + Dynamic Amoled 2X Infinity Flex Display
Ekrani i kopertinës: 6.2 HD
Procesori: Qualcomm Snapdragon 865+
RAM: 12 GB RAM
Ruajtja: 256 GB
Sistemi operativ: One UI 2.5 bazuar në Android 10
Kamera: Pjesa e pasme kamerë trefishe: kënd i gjerë 12MP, kënd 12MP ultra i gjerë, telefoto 12MP 2x; dy kamera selfie të ndara me nga 10MP
Lidhshmëria: 5G, nano sim + esim i vetëm, USB-C, wifi 6, NFC, Bluetooth 5, UWB
Rezistenca ndaj ujit: Jo
Përmasat e palosura: 159,2 x 68 x 16,8 mm
Përmasat e shpalosura: 159,2 x 128,2 x 6,9 mm
Pesha: 282g. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHarroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq
Çfarë tregojnë historitë e zëvendëspresidentëve për shanset e Kamala Harrisit?
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit