Kompania australiane ofron shtatë orë “fluturim për askund”, biletat shiten për 10 minuta
Para pandemisë së coronavirusit, shumë prej nesh e shihnin fluturimin thjesht si një metodë për të shkuar nga një destinacion në tjetrin sa më shpejt të jetë e mundur.
Por mes kufizimeve globale, udhëtarët kanë ëndërruar jo vetëm për destinacione të largëta, por edhe vetë përvojën e fluturimit – nga emocionet e ngritjes deri te pamjet e pashoqe të Tokës nga dritarja e aeroplanit.
Dhe sipas CNN, përcjell Telegrafi, këtu hyjnë “fluturimet për askund” – udhëtimet ajrore që zhvillohen thjesht për qëllimin e udhëtimit, jo për destinacionin.
Duke provuar se sa të popullarizuara janë tani, biletat për një “fluturim për askund” të ofruar nga Qantas janë shitur brenda 10 minutash, sipas linjës ajrore, me pasagjerë të etur për të qenë në ajër në kohën kur Australia ka ndaluar pothuajse të gjitha fluturimet ndërkombëtare duke paguar çmime premium.
“Është ndoshta fluturimi me shitjen më të shpejtë në historinë e Qantas”, tha CEO i linjës ajrore, Alan Joyce, në një deklaratë.
“Njerëzve u mungon qartë udhëtimi dhe përvoja e fluturimit. Nëse ka kërkesa edhe më tej, ne patjetër që do të shikojmë të bëjmë më shumë nga këto fluturime ndërsa të gjithë presim të hapen kufijtë”.
Fluturimi prej shtatë orësh do të kryejë një “lak gjigant” duke kaluar përmes Queensland dhe Gold Coast, Uellsin e Ri Jugor dhe vendet e largëta të vendit.
Nga lart, fluturuesit e etur duhet të jenë në gjendje të dallojnë atraksionet e famshme. Avioni do të bëjë një fluturim të ulët mbi monumentet e caktuara, duke përfshirë Uluru dhe Bondi Beach.
Premtohet edhe argëtim special në bord, duke përfshirë një nikoqir të famshëm të befasishëm.
Udhëtimi do të zhvillohet me një avion Qantas Boeing 787 Dreamliner, zakonisht i rezervuar për udhëtime ndërkontinentale.
Dreamliner është i njohur për dritaret e tij të mëdha, duke e bërë atë ideal për pamje edhe nga 10,000 metra.
Fluturimi QF787, që do të niset nga Aeroporti i Sidneit më 10 tetor dhe do të kthehet në metropolin australian shtatë orë më vonë, kishte 134 bileta në shitje – që përfshijnë klasa të ndryshme të udhëtimit, me “bileta” që kushtojnë nga 566 dollarë amerikanë deri në 2,734 dollarë amerikanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova