Drag Race është ndër disiplinat më të preferuara për garuesit dhe dashamirët e automobilizmit në Kosovë.
Në këtë fundjavë, në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë, mbahet gara e dytë e kësaj disipline për këtë vit.
Interesimi edhe kësaj radhe është mjaft i madh, prandaj gara do të zhvillohet në dy ditë.
Të shtunën do të mbahet gara në klasat 16, 15 dhe 14, ndërsa klasat tjera garojnë të dielën.
Ndërkohë, procedurat e pjesëmarrjes janë ato të zakonshme, me një dallim të vetëm.
Ndryshe nga herët tjera, kësaj radhe, regjistrimi për pjesëmarrje në garë, pajisja me numra dhe kontrollimi teknik, nuk do të bëhen në pistë, por në një pikë të karburantit në Sllatinë, drejtimi Prizren-Prishtinë.
Këto procedura do të kryhen nga ora 09:00 deri 10:30. Pastaj do të vazhdohet me vozitjet e lira, brifingun me garues epublikimin e rezultateve kualifikuese.
Të dielën, gara zyrtare fillon në orën 12:00, ndërsa 30 minuta pas përfundimit të saj bëhet publikimi i rezultateve. Federata e Auto Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Eurogoma RT dhe institucionet relevante i ka marrë të gjitha masat për rrjedhë sa më të mirë të garës. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Ferrari zbulon detaje nga modeli i ri
Renault Megane E-Tech më i lirë se kurrë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe