LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: Serbia po e përjeton rëndë humbjen e Kosovës, rajoni po rrezikohet nga luftëra të reja

Gjukanoviq: Serbia po e përjeton rëndë humbjen e Kosovës, rajoni po rrezikohet nga luftëra të reja

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se “në rrethanat në të cilat filloi procesi i zyrtarizimit të pavarësisë së Kosovës, tregimi se kinse Mali i Zi është ‘një pjesë natyrore e botës serbe’, një pjesë natyrale e ‘Serbisë së Madhe’ është një lloj ushqimi që shërben për nacionalistët e uritur [serbë], të cilët e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë humbjet”.

Presidenti malazez, sic raportojnë mediat serbe, në një intervistë për televizionin boshnjak ‘Face.tv’, ka thënë se për Serbinë është shumë e rëndë humbja e Kosovë, “kështu që Mali i Zi mund të shërbejë mirë për këtë qëllim [si ushqim për nacionalistët serbë]”.

Gjukanoviq tha se Mali i Zi nuk i sheh këto zhvillime si qëllim mira dhe nuk mendon se kjo është naive.


“Pra, ne nuk  dëgjojmë ato që thuhen në paraqitjet zyrtare, por lexojmë edhe midis rreshtave, por shpeshherë nuk duhet të lexojmë as midis rreshtave, por vetëm të lexojmë atë që shkruan, dhe kjo është e mjaftueshme”, tha Gjukanoviq, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se nëse rifillojnë konfliktet etnike, sërish do të kemi një rajon të ndezur, domethënë një luftë.

“A mendoni se marrëdhëniet midis serbëve dhe kroatëve janë shëruar në ndërkohë? Jo. Ju e dini, kur e lëshoni atë frymë nga shishja, ju vetëm tregoni se jeni tmerrësisht të papërgjegjshëm, sepse më nuk është e mundur të kontrollohet ajo frymë”, tha presidenti malazez.

“Nëse në ndonjë pjesë të Ballkanit vjen deri te destabilizimi, nëse konfliktet etnike rifillojnë, është plotësisht e qartë se kemi një rajon plotësisht të ndezur. Kjo është plotësisht e qartë”,  tha Gjukanoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori