LAJMI I FUNDIT:

Nuredini: Ka projekt për menaxhimin me mbeturinat, por është proces kompleks dhe i shtrenjtë

Nuredini: Ka projekt për menaxhimin me mbeturinat, por është proces kompleks dhe i shtrenjtë

“Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to. Sa i përket mbeturinave si shtet tashmë kemi projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë”.

Këtë sot e bëri të ditur ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën për media në ministri.

“Ideja është që të fillohet me ekonomi qarkulluese, të fillohet me riciklim të mbeturinave, ky është progresi dhe e ardhmja. Ne do të punojmë, do të përgatisim plan për mënjanimin e këtyre deponive të paligjshme në qytet, por njëkohësisht kërkoj nga autoritetet lokale që t’i pengojnë njerëzit që të hedhin mbeturina në këto vende”, tha Nuredini.


Ai theksoi se deri më tani asnjëherë si Qeveri nuk kanë hyrë në kompetencat e pushtetit lokal sa i përket menaxhimit të mbeturinave.

Sa i përket inspektorëve, ai theksoi se do të kërkohet nga ata që të jenë më efikas, por edhe që të rritet numri i tyre. Për stacionet matëse tha se kanë porositur pjesë, dhe beson se sa më shpejtë do të fillojnë të funksionojnë.

“Tashmë planifikojmë dhe organizuam një grup pune ku do t’i thirrnim të gjithë inspektorët dhe do të kërkojmë nga ata që ta bëjnë punën e tyre, të dalin në teren, nga ana tjetër këtë do ta kërkojmë edhe nga vetëqeverisja lokale. Tashmë kemi Draft-ligj i cili pritet të votohet në tri javët e ardhshme deri në një muaj dhe me çka do të mbulohen të gjitha temat në lidhje me planet afatshkurta, ku regjistrohet mbeturinat, ku ndizen zjarre”, tha Nuredini.

Në lidhje me ligjin për mbikëqyrje inspektuese për Mjedis Jetësor, Nuredini tha se po finalizohet, po punohet në të dhe shpreson se do ta përfundojnë për një kohë të shkurtë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori