LAJMI I FUNDIT:

Gruevski i del në mbrojtje Jankulloskës: Në Maqedoni nuk ka drejtësi

Gruevski i del në mbrojtje Jankulloskës: Në Maqedoni nuk ka drejtësi

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila vendosi të mos pranojë ankesat e Gordana Jankulloskës dhe konfirmoi vendimin e shkallës së parë, me çka ish-ministrja duhet të vuajë dënimin me burg.

Nikolla Gruevski nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se nuk është i habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë, që sipas tij është vetëm një pjesë e përndjekjes politike të pushtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zoran Zaev, përmes ndërmjetësve të tij që vepronin dhe transmetonin mesazhe në emër të tij, më shpesh avokati i tij i ngushtë, ushtronte vazhdimisht presion dhe ndikim në Gjykatën e Lartë dhe bëri të njëjtën gjë në gjykatat më të ulëta, përfshirë Gjykatën Penale për lëndë të tjera nga korpusi i atyre rasteve të krijuara me motive dhe ndërhyrje politike dhe që janë pjesë e përndjekjes politike në Maqedoni”.


“Mesazhi çdo herë është nga një personazh, vetëm ‘postierët’ ndonjëherë ndryshohen, ndërsa jo rrallë ‘dërgesa’ është edhe personale, ndonjëherë edhe publike”, shkruan Gruevski.

Gjykata e Lartë nuk pranon ankesat, Gordana Jankulloska duhet ta vuajë dënimin me burg
Lexo po ashtu Gjykata e Lartë nuk pranon ankesat, Gordana Jankulloska duhet ta vuajë dënimin me burg

Ai më tej shton se nuk ekziston reformë ose ligj, që do të ndryshojë diçka në gjyqësinë e Maqedonisë.

“BE mund të publikojë sa të dojoë raporte progresi ose të mirëpresë ligjet e miratuara, por për sa kohë që gjyqtarët veprojnë nën detyrim dhe frikën e ekzekutivit se ata mund të ndëshkohen nëse nuk i binden, gjegjësisht derisa ekzekutivi vepron mbi një bazë mafioze, nuk do të ketë progres të vërtetë”, shkruan Gruevski.

Ndryshe, me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë, Jankulloska duhet të vuajë katër vjet dënim me burg, pasi u dënua në rastin “Tanku”./Telegrafi/

https://www.facebook.com/NGruevski/posts/10158795201732716