Në Spitalin e Pejës ka rënë numri i personave të infektuar me COVID-19.
Drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petri Loci ka konfirmuar për Telegrafin se numri i pacientëve ka shënuar rënie.
“Ka rënë numri i personave me COVID-19 që po trajtohen në spital, aktualisht janë 18 të shtrirë, 5 prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore ndërsa tjerët në gjendje stabile. Rënie të numrit kemi edhe në Qendrën Shëndetësore”, tha ai.
Në 24-orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë shëruar edhe dy pacientë nga COVID-19.
Ndryshe, muaji shtator ka shënuar rënie të numrit të personave të infektuar me COVID-19, derisa numri i pacientëve të arritur në 12 mijë e 188, kurse raste aktive vazhdojnë të jenë 2 mijë e 87.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi në një intervistë për Telegrafin ditë më parë ka thënë se aktualisht është një situatë më e qetë me COVID-19.
“Kohët e fundit kemi një situatë më të qetë, në kuptim të asaj që kemi numër më të vogël të infektuarve dhe të hospitalizuarëve në klinikat tona. Ende situata mbetet e rënduar pasi ende kemi pacient në klinikat tona. Kemi mbi 300 pacientë që janë duke i marr shërbimet. Nga ta kemi mbi 20 në gjendje të rënduar dhe kritike”, kishte pohuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City