Kjo sëmundje vret njëmbëdhjetë milionë njerëz në vit, dhe tre milionë fëmijë: Mbani në mend simptomat e para!

Identifikimi i hershëm është shansi i vetëm për shërim
Sepsa vret 11 milionë njerëz çdo vit, gjë që e bën një ndër vrasësit më të mëdhenj të gjinisë njerëzore.
Edhe pse është aq e shpeshtë dhe e rrezikshme, për këtë sindromë të reaksionit imun të organizmit ende nuk dihet mjaft, thekson Organizata Shëndetësore Botërore, transmeton Telegrafi.
Rreth 20 për qind të të gjitha sëmundjeve në botë i përshkruhen sepsës, deri te e cila vjen kur cilido lloj infeksioni shkakton reagim shumë të fuqishëm imun, i cili rezulton me dështimin e shumëfishtë të organeve.
Fëmijët janë viktima pothuajse të gjysmës prej 49 milionë rasteve të sepsës sa evidentohen brenda një viti në botë, nga të cilët 2,9 milionë njerëz nuk mbijetojnë.
Sepsa është rrezik i madh për pacientët në kurën intensive.
Pacientët të cilët vuajnë nga forma e rëndë e coronavirusit apo e infeksioneve të tjera gjithashtu janë më të ekspozuar ndaj sepsës.
Shumica e tyre të cilët mbijetojnë kanë pasoja afatgjata apo jo rrallë vdesin brenda një viti. Vetëm gjysma e të sëmurëve shërohen tërësisht, thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Këto janë simptomat më të hershme të sepsës:
▪ rrëqethja,
▪ ngritja e vrullshme e temperaturës,
▪ lëkura e ngrohtë e kuqe
▪ puls i përshpejtuar
▪ presion i paqëndrueshëm i gjakut
▪ zvogëlim i sekretimit urinar
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare