LAJMI I FUNDIT:

Përplasen dy vinça në Teksas, lëndohen të paktën 22 persona

Përplasen dy vinça në Teksas, lëndohen të paktën 22 persona

Dy vinça janë shembur në një vendpunishte në Austin të Teksasit, ku si pasojë janë lënduar të paktën 22 persona.

Pamjet e televizionit KVUE shfaqin dy vinça mbi 45 metra të lartë, duke qëndruar mbi njëri mbi tjetrin në një vendpunishte në pjesën veriore të qytetit, transmeton Telegrafi.


E si pasojë e shembjes janë lënduar të paktën 22 persona, përfshirë 7 tjerë që janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Megjithatë ende nuk dihet çfarë ka shkaktuar këtë përplasje që përfundoi me shembje, e komandanti i zjarrfikësve Mike Benvides ka bërë të ditur se një person është në gjendje shumë të rëndë.

Që të gjithë të lënduarit janë punonjës të një kompanie ndërtimi, të cilët kishin rastisur të jenë në vendin ku janë përplasur vinçat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori