Çipi më i fortë dhe performancë dy herë më e shpejtë: Gjithçka që dimë për pajisjet e reja të Apple
Apple natën e kaluar zbuloi një linjë të re pajisjesh. Edhe pse nuk e kemi parë ‘aktorin’ kryesor të shfaqjes, iPhone 12, kjo nuk do të thotë që gjiganti amerikan nuk ka për çfarë të mburret.
Siç kemi shkruar tashmë, Apple Watch Series 6 dhe Apple Watch SE u prezantuan mbrëmë, si dhe dy modele të reja iPad.
Motoja nga e cila Apple u drejtua kur prezantoi orën e saj të re inteligjente është “E ardhmja e shëndetit në dore”.
Çfarë do të thotë saktësisht kjo?
Për fillestarët, Apple Watch vjen me WatchOS 7, një vëzhgues i rrahjeve të zemrës, ku përdoruesi, natyrisht, merr alarm nëse pajisja njeh që diçka nuk është në rregull me personin.
Një nga risitë është se ora tani ka aftësinë për të matur nivelin e oksigjenit në gjak, dhe mund të tregojë nëse personi është i infektuar me coronavirus, transmeton Telegrafi.
Apple Watch Series 6
-Blood Oxygen sensor
-20% Faster
-2.5x brighter outdoors (with AOD)
-Always-on altimeter
-Solo loop options
-LOTs of new watch faces
-Sleep tracking#AppleEvent pic.twitter.com/cSdyMhEoCu— Partho Chowdhury (@partho_07) September 15, 2020
Apple Watch SE
Modeli i dytë i orës inteligjente që Apple prezantoi është Apple Watch SE që do të ketë WatchOS 7.
Është dy herë më i shpejtë se modeli Apple Watch 3, me një ekran 30% më të madh.
Do të kushtojë 279 dollarë.
Apple Watch SE pic.twitter.com/cTmCF4n5eq
— ïPLÜG🇳🇬 (@iPLUGNG) September 15, 2020
iPad 8
iPad i ri, i gjeneratës së tetë do të mundësohet nga një çip A12 Bionic, me një ekran 10.2-inç.
Një risi e madhe është Motor Neural, i cili po vjen në iPad për herë të parë.
Krahasuar me modelin e mëparshëm, është paralajmëruar së është 40% më i shpejtë në përpunimin e të dhënave, si dhe aftësi grafike dy herë më të mirë.
Çmimi i gjeneratës së tetë iPad do të jetë 239 dollarë.
USB C for the iPad 8 too. USB Call the the things. pic.twitter.com/3mtBlWEkc6
— RenderUntoSeazer (@UntoSeazer) September 15, 2020
iPad Air
iPad Air i ri do të përdorë çipin më të përparuar që Apple ka bërë ndonjëherë – A14 Bionic. Kjo duhet të sjellë 40% performancë më të shpejtë kur bëhet fjalë për procesorin, ose 30% grafikë më të mirë krahasuar me modelin e mëparshëm.
Sa i përket dizajnit – diagonalja e ekranit Liquid Retina është 10.9 inç, me një rezolucion prej 2360×1640.
Ka një kamerë 12MP në pjesën e pasme dhe një 7MP në pjesën e përparme.
Çmimi i iPad Air-it të ri është 599 dollarë. /Telegrafi/
The new #iPadAir is so cool! pic.twitter.com/b4N2Pbvp9p
— Harsh Goenka (@hvgoenka) September 16, 2020
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
Google shton emoji audio në telefonata
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak