LAJMI I FUNDIT:

Yoshihide Suga, një hap afër pozitës së kryeministrit të Japonisë

Yoshihide Suga, një hap afër pozitës së kryeministrit të Japonisë

Partia japoneze në pushtet, Partia Liberal-Demokrate, e ka përzgjedhur të hënën shefin e saj të kabinetit, Yoshihide Suga, si lider të ri, duke çuar një hap tutje synimin e tij për të zëvendësuar Shinzo Aben për pozitën e kryeministrit.

Suga ka fituar lehtë zgjedhjet, duke siguruar 377 nga 534 votat valide të ligjvënësve të partisë dhe përfaqësuesve rajonalë.

Rivalët e tij, ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba dhe shefi për politika në Partinë Liberal-Demokrate, Fumio Kishida, kanë mbetur mbrapa.


Marrë parasysh shumicën që siguron partia e tij në parlament, Suga pritet të fitojë votat e mjaftueshme të mërkurën dhe të bëhet kryeministër, pasi Abe ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.

Si këshilltar i deritashëm qeveritar, 71-vjeçari Suga konsiderohet si figurë stabile dhe vazhdues i politikave të Abes, përcjell rel.

Ai ka thënë specifikisht se kandidatura e tij është motivuar nga dëshira për të vazhduar programin e kryeministrit në shkuarje.

Abe, që ka thyer rekord si kryeministri që ka shërbyer më së gjati në Japoni para se të largohej nga zyra, nuk ka përkrahur publikisht asnjë kandidat që ka garuar për shef të ekzekutivit.

Si kryeministër, Suga do të përballet me një seri të sfidave, duke përfshirë luftimin e coronavirusit dhe ringjalljen e ekonomisë së tretë në botë, e cila ka qenë në recesion edhe para pandemisë.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori