David Gabrieli, një shtetas francez që jeton në Sydney, është akuzuar për sulm seksual të katër femrave që takoi në aplikacionet e njohura të takimeve RSVP dhe Bumble midis gushtit të vitit 2017 dhe janarit të vitit 2018.
Gjykata e Qarkut ka mësuar se ai paraqitej në internet si një mjek që punonte në ambasadën zvicerane dhe përdori fotografi të futbollistit shqiptar, Lorik Cana, në një përpjekje për të tërhequr femrat dhe për t’i bindur ato të vizitonin apartamentin e tij në Maroubra, shkruan The Australian.
Babai i dy fëmijëve, 39 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për 22 akuza, përfshirë 13 akuza për sulme të pahijshme, pesë akuza për marrëdhënie seksuale pa pëlqim, dy akuza për marrëdhënie të rënda seksuale pa pëlqim dhe dy akuza për takime pa pëlqime.
Të martën, gjykata dëgjoi një nga viktimat e tij, e cila rrëfeu ngjarjen se si ai e kishte ftuar për ta takuar atë për kafe pranë shtëpisë së tij në Boyce Rd më 20 gusht 2017.
Kur gjetën që kafeneja po mbyllej, ai e ftoi atë përsëri në banesën e tij ku ata filluan të putheshin dhe ai dyshohet se filloi ta përqafonte dhe u përpoq t’i “çonte gjërat më tej”, gjë që ajo nuk pranoi.
Ajo i tha atij se kishte periudhën e saj të ciklit, gjykata e dëgjoi, por z. Gabrieli donte që ajo të “zbriste” mbi të dhe të shtrihej në një shtrat duke i kërkuar asaj t’i bënte seks oral.
Ndërsa u përpoq të largohej, ajo tha se Gabrieli i bëri asaj “pyetje vërtet të çuditshme”, përfshirë sa të rregullta ishin menstruacionet e saj dhe nëse kishte qenë shtatzënë më parë.
Ajo tha se kishte folur me të në telefon para se të takoheshin rreth vendit ku ajo punonte dhe mund t’i ketë thënë se ku jetonte.
“Unë kisha shumë frikë se ai do ta dinte se ku jetoja”, tha ajo.
Avokati mbrojtës i Gabrielit, Mark Brady e pyeti gruan se pse ajo zgjodhi të mos raportonte incidentin në polici nëse ishte një “çështje serioze” siç pretendoi ajo.
“Unë thjesht doja ta harroja atë”, tha ajo.
Z. Brady sugjeroi arsyen pse ajo nuk thirri policinë, dhe në vend të kësaj thirri një shoqe, ishte sepse versioni i ngjarjeve të transmetuara në gjykatë “nuk ishte i vërtetë”.
“Nuk jam dakord, nuk kam asnjë arsye për të gënjyer. Po them të vërtetën”, tha gruaja.
Në gusht të vitit 2018, një vit pas incidentit të pretenduar, gruaja thirri njësinë private Stoppers of Crime.
Ajo tha se vendimin e mori duke lexuar një artikull të lajmeve që detajonte pretendimet e sulmeve seksuale që përfshinin një fotografi të burrit që ajo kishte takuar.
Shoqja e gruas i tha gjykatës se ajo mori një telefonatë nga ankuesja në natën e 20 gushtit 2017 dhe mund të thoshte se “nuk dukej si ajo vetë”.
“Zëri i saj ishte shumë i ulët, shumë i qetë”, tha ajo.
“Ajo thjesht dukej e pakëndshme duke folur në lidhje me të, ajo ishte e gatshme t’i shtjellonte gjërat”, ka rrëfyer shoqja e viktimës në gjykatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kam grua jashtë”, kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova