LAJMI I FUNDIT:

Gjilan, nga një muaj paraburgim për tre persona që kontrabanduan me migrantë

Gjilan, nga një muaj paraburgim për tre persona që kontrabanduan me migrantë

Gjykata Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve A. Z., F. I. dhe A. S..

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se datë 07.09.2020, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, të pandehurit me dashje kanë tentuar t’i kontrabandojnë të dëmtuarit M. O. dhe H. H. nga Vitia, për në shtetet e BE-së, më saktësisht në Gjermani, dhe të dëmtuarit i kanë premtuar të pandehurve të lartcekur, që posa të arrijnë në Gjermani do të paguajnë shumën prej 4700 €, për person.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet të ketë kryer veprën penale “në bashkëveprim kontrabandim me migrantë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).


Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe caktimi i masave alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Më tej në njoftim thuhet se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/