Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar tri projektligje.
Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi publik ka njoftuar se cilat projektligje janë miratuar sot.
Në njoftim thuhet se, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian është projektligji i parë i miratuar në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar.
Sipas njoftimit, Projektligji trajton çështjen e ratifikimit të marrëveshjes financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me hyrjen në fuqi, Marrëveshja financiare për IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian bëhet edhe miratimi i programit vjetor IPA 2019, pjesa e dytë, Objektivi 1, me anë të të cilit do të zbatohet asistenca e dhënë nga BE-ja për Kosovën në kuadër të IPA-s në formë të projekteve të përshkruara në kuadër të marrëveshjes në fjalë. Kjo është në përputhje të plotë me prioritetet e përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020-2023.
Është miratuar nga kabineti qeveritar edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes kornizë për kredi ndërmjet bankës për zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj covid-19.
“Marrëveshja siguron mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në përpjekjet e saj për t`i ofruar shërbimet mjekësore ndaj të prekurve nga virusi COVID-19. Financimi nga kjo kredi do të ndërlidhet edhe me shpenzimet veçse të bëra nga Qeveria e Republikës së Kosovës si rrjedhojë nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, e në përputhje me vendimin e Qeverisë 04/0610 të muajit mars 2020, si dhe do të financojë një pjesë të masave për mbështetje sociale dhe ekonomike të parashikuara në Vendimin të Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/19 të datës 30 mars 2020. Më konkretisht, do të mbuloj shpenzimet e pagesës se shtesës për ngarkesën në punë për punonjësit e vijës së parë të frontit të cilët po luftojnë virusin COVID-19, dhe të punonjësve të bizneseve që vazhduan furnizimin me mallra esenciale”, thuhet në njoftim.
Miratimin e Qeverisë ka marr edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për deminim humanitar.
“Ky projektligj do të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për deminim humanitar i cili ka përcaktuar aktivitetin e deminimit humanitar, institucionet kompetente, kushtet dhe kriteret për akreditimin e organizatave që merren me deminim humanitar. Plotësimi dhe ndryshimi është iniciuar si rezultat i miratimit të tri ligjeve të reja bazike për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes me të cilat është bërë ndryshimi i mandatit ligjor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, respektivisht riorganizimit dhe kalimit të Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes. Kjo gjë ka rezultuar edhe me ndryshimin e legjislacionit tjetër përkatës, si nevojë e inkorporimit të ndryshimeve ligjore të ndodhura”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa