Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu theksoi se Kosova ka nevojë që të punësojë më shumë se 300 zjarrfikës, që të arrijë standardin minimal, meqë sipas tij, komunat kanë numër të paktë të tyre dhe se janë larg standardeve të kërkuara.
Veliu gjatë vizitës në Gjilan tha se sot kanë diskutuar me kryetarin Lutfi Haziri për reformat në administratë publike dhe për masat që duhet të merren para fillimit të vitit të ri shkollor.
“Diskutuam edhe për çështjen e stacionit policor në Gjilan. Sepse ju e dini që janë disa pengesa për sa i takon atij rrjeti. Dhe ne u dakorduam që të punojmë bashkërisht që sa më shpejt policisë regjionale në Gjilan t’iu sigurohen hapësira të nevojshme për punë dhe besoj që me parashikimet e buxhetit të vitit të ardhshëm këtë çështje do ta rregullojmë. Po ashtu e diskutuam edhe organizimin e gjitha mekanizmave edhe në kuadër të qeverisë së Kosovës, edhe në nivel të komunës për fillimin e vitit të ri shkollor. Sepse me fillimin e vitit të ri shkollor do të rriten edhe lëvizjet, qarkullimet e njerëzve dhe mundësitë e përhapjes së COVID-19. Por me masat që u prezantuan në qendrën operative të komunës së Gjilanit unë besoj që do të kemi një fillim të mirë të vitit të ri shkollor”, është shprehur Veliu.
Ai ka folur edhe për rriten e numrit të zjarrfikësve, meqë siç tha Veliu, Kosova ka nevojë edhe për më tepër se 300.
“Unë sigurisht do ta procedojë edhe në Qeverinë e Kosovës, sepse vendimi për shtimin e numrit të punëtorëve, duhet të jetë vendim i qeverisë. Besoj që qeveria do të ketë mirëkuptim për këtë numër në komunën e Gjilanit. Por Brigadat e Zjarrfikësve janë me numër të paktë edhe në komunat tjera sepse janë larg standardeve të kërkuara sa i takon numrit të banorëve edhe hapësirave territoriale që i mbulojnë në secilën komunë. Na nevojiten edhe më tepër se 300 zjarrfikës të punësojmë që të arrijmë standardin minimal”, ka deklaruar Veliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A