LAJMI I FUNDIT:

SPRTK reagon për hapjen e konkursit për pesëmbëdhjetë punësime të reja në RTK

SPRTK reagon për hapjen e konkursit për pesëmbëdhjetë punësime të reja në RTK

Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ashpër kundër konkursit për punësime të reja në RTK, të shpallur para disa ditësh nga drejtuesit e RTK-së.

“Hyrja në obligime të reja në kohën kur RTK po përballet me vështirësi të mëdha financiare, si pasojë e një keqmenaxhimi afatgjatë, do të thotë falimentim për Transmetuesin Publik.

Një veprim i tillë është në kundërshtim edhe me raportet e audituara, në të cilat në vazhdimesi është thënë që të mos ketë punësime të reja për shkak se rrezikohet seriozisht funksionimi i mëtutjeshëm i Transmetuesit Publik.

Perveç punësimeve në RTK-TV, drejtuesit e RTK-së kanë shpallur konkurs edhe në Radio Kosovë. Ështe jashtë çdo logjike normale të ketë punësime të reja në Radio Kosovë, kur dihet se aty, aktualisht janë të sistemuar rreth dyqind (200) të punësuar.

Sipas publikimeve të RTK-së, në fund të vitit 2019, RTK kishte 796 të punësuar të rregullt dhe 238 bashkëpunëtorë të jashtëm, që i bie gjithsej 1034 të punësuar”, thuhet në njoftim.

SPRTK kërkon nga organi drejtues dhe mbikëqyrës i RTK-së, Bordi i saj, që të ndërmarrë të gjitha masat në mënyrë që ky konkurs të anulohet menjeherë.

“Gjithashtu, Bordi duhet te marrë vendim që të ndalen të gjitha punësimet në RTK, deri në zgjidhjen përfundimtare të borxheve milionëshe, hapësirave të punës dhe financimit të qëndrueshëm. Anëtarët e rinj të bordit e kanë mundësinë ta dëshmojnë se në këto pozita janë për të mirën e Transmetuesit Publik, dhe të mos veprojnë si shumica e anëtarëve të Bordeve të kaluara të cilët për përfitime personale e familjare, i mbyllnin sytë e veshët para vendimeve degraduese të Menaxhmenteve të RTK-së.

Përveç pamundësisë financiare, RTK ka gjithashtu mungesë të hapësirave të punës për sistemimin e të punësuarve aktual, e mos të flasim për sistemim të stafit të ri.

RTK ka kuadro të mjaftueshme profesioanle, dhe vetëm nevojitet që secili prej tyre të sistemohet në pozitën e duhur.

RTK ka nevojë më shume se kurrë për investime në pajisje dhe teknologji të re, e jo të vazhdojë të shpenzojë shuma marramendëse të parasë për huazimin e tyre nga kompani private, prapa të cilave qëndrojnë persona vendimarrës të RTK-së”, thuhet më tej në njoftim.

Hyrja në obligime të reja financiare, në kohën kur i gjithë globi përfshirë vendin tonë, po përballet me vështirësi të mëdha si pasojë e pandemisë, është papërgjegjësi e madhe dhe rrezikon të ardhmen e të punësuarve të RTK-së.

SPRTK i siguron të punësuarit e RTK-së, se nuk do të rrinë duarkryq, dhe duke mos përjashtuar asnjë mjet ligjor do të kundërshtojnë çdo veprim që cenon të ardhmen e Transmetuesit Publik dhe të punësuarve të saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Televizioni zviceran SRF me kronikë për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Lajme
SHBA

SHBA "shuplakë" Dodikut dhe Vuçiqit: Deklarata “gjithëserbe” sulm i rrezikshëm ndaj Dejtonit dhe institucioneve të Bosnjës

Lajme
Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Anulohet vizita e Bernard Kouchner në Kosovë

Lajme
25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

25 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë, vizita e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair dhe deklaratat e tij

Lajme
Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Suli: Nëse shpallet i pafajshëm, Beleri do lërë mandatin e eurodeputetit për Himarën

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Kalo në kategori