LAJMI I FUNDIT:

Diar Kabashi, fitues i edicionit të parë të emisionit “Detektivi”

Diar Kabashi, fitues i edicionit të parë të emisionit “Detektivi”

Pas shumë episodeve, edicionit të parë të emisionit “Detektivi” i erdhi fundi.

Diar Kabashi është fitues i finales së madhe të “Detektivit” që na ka shoqëruar për më shumë se një muaj në RTV Dukagjini.


Pas një gare me shumë emocione, vetëm njëri finalist duhej ta fitonte veturën dhe ai ishte Diar Kabashi.

Vetura e dhuruar nga “Auto Mita”, ishte një Renault Clio i cili sipas përfaqësuesit të kompanisë kap vlerën e më shumë se 15 mijë eurove.

Moderatojra Edita Doli ka paralajmëruar se në muajin tetor do të fillojë edicioni tjetër i kuizit “Detektivi”.

Edicioni i parë i “Detektivit” shënoi një sukses të jashtëzakonshëm dhe një audiencë të madhe./Telegrafi/