LAJMI I FUNDIT:

Ivanka Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi: U zgjidh një konflikt që zgjati me dekada

Ivanka Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi: U zgjidh një konflikt që zgjati me dekada

Vajza e presidentit të Amerikës, Ivanka Trump ka reaguar pas marrëveshjes ekonomike mes Kosovës e Serbisë, marrëveshje kjo e cila u cilësua historike nga ajo.

Ivanka Trump përmes një postimi në Twitter ka uruar presidentin e SHBA-ve dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë marrëveshje historike.


“Urime për Donald Trump, Richard Grenell, Robert O’Brien e Jared Kushner për përparimin e sotëm historik – normalizimin e lidhjeve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës dhe ndihmën për zgjidhjen e një konflikti me dekada të gjatë në Evropën Lindore”, shkruan Ivanka Trump në Twitter. /Telegrafi/