LAJMI I FUNDIT:

Grenell: Pjesa më e mirë e marrëveshjes është krijimi i vendeve të punës, do t’iu tregojmë dy vendeve si të rriten ekonomikisht

Grenell: Pjesa më e mirë e marrëveshjes është krijimi i vendeve të punës, do t’iu tregojmë dy vendeve si të rriten ekonomikisht

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se pjesa më e mirë e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës e Serbisë e cila u nënshkrua sot në Uashington do të jetë në vitin e ardhshëm ku do të hapen vende të punës.

Grenell tha se pas një viti, qytetarët mund të gjykojnë procesin politik, pasi gjatë këtij viti Amerika do t’i tregojë Serbisë e Kosovës se si të rriten ekonomikisht dhe në industri.

“Të gjithë e dinë që politikisht kemi pas ngecur në këtë temë për dekada, dhe shumë herë për gjëra simbolike. Ajo që presidenti Trump bëri që nga fillimi, tha “le ta ndryshojmë, ta vendosim ekonominë në fillim”. Nuk mund të paguash qiranë dhe blesh ushqim me simbolizëm, por mund t’i bësh kur ke punë. Ajo që tha Trump në fillim ishte “t’i japim atyre një shije të “ekonomisë Trump”, t’i tregojmë si të rriten ekonomikisht në industri. Le ta shikojmë nëse zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës t’i shkëpusë nga gjërat politike. Pjesa më e mirë e kësaj marrëveshje do të jetë në vitin e ardhshëm, ku do të ketë krijim të vendeve të punës. Pas një viti na gjykoni për procesin politik”, tha Grenell. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori