LAJMI I FUNDIT:

Ndërtoni garazh të bukur me tarracë (Plani detaj)

Ndërtoni garazh të bukur me tarracë (Plani detaj)

Nëse oborri juaj ka nevojë të madhe për rinovim, e dimë që para jush është një detyrë e madhe

Rregullimi i oborrit kërkon planifikim të hollësishëm, prandaj është mirë që me kohë të mblidhni idetë kreative dhe të krijoni planin, transmeton Telegrafi.


Sfida është më e madhe nëse hapësira të cilën e rregulloni nuk është e madhe, ndërkaq dëshironi t’i plotësojë më shumë funksione – për shembull të ofrojë vend për parkim të veturës, hapësirë për skarë dhe trapezari në ambient të hapur.

Prandaj ky garazh multifunksional është zgjidhje e shkëlqyeshme, ndërsa veç kësaj që do t’i plotësojë të gjitha kërkesat, me atë rast do t’i ofrojë një bukuri të parezistueshme oborrit tuaj.

Po ju japim dy variante të këtij garazhi – me një apo dy vende parkimi, ndërsa hapësira e cila është parashikuar për trapezari në ambient të hapur në të dy variantet është e njëjtë për nga hapësira.

1. Garazhi për një veturë – të dhënat themelore:

Sipërfaqja e shfrytëzueshme e garazhit: 17,30 m²
Lartësia e garazhit: 4,9 m
Kulmi i pjerrët: 30°

2. Garazhi për dy vetura – të dhënat themelore:

Sipërfaqja e shfrytëzueshme e garazhit: 31,4 m²
Lartësia e garazhit: 4,9 m
Kulmi i pjerrët: 30°

/Telegrafi/