LAJMI I FUNDIT:

Gjendja me COVID-19 në Gjilan, vazhdon rënie e lehtë e rasteve

Gjendja me COVID-19 në Gjilan, vazhdon rënie e lehtë e rasteve

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimi e Komitetit të Emergjencave për parandalimin e pandemisë globale pas vlerësimit të gjendjes, ka kërkuar angazhimin maksimal të qytetarëve dhe të gjitha institucioneve për respektim të masave mbrojtëse, për të ulur trajektoren e COVID-it në Gjilan.

Nënkryetari Ismajli vazhdimisht apelon për respektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, por siç ka marrë një shembull ai, nëse këto masa nuk respektohen nga qytetarët, nga sektori privat dhe të gjithë ne, atëherë mund të ketë pasoja të cilat vështirë riparohen.

“Gjendja me COVID-19 në Gjilan po vazhdon me një rënie të lehtë të rasteve. Duhet vëmendje e përbashkët dhe përkushtim në respektim të masave mbrojtëse. Ekonomia lokale ka shënuar një regres të madh, prandaj nëse nuk respektohen masat mbrojtëse sot, nesër mund të kemi përkeqësim të gjendjes, rritje të infesktionit, apo edhe mbyllje sikur muaj më parë. Atë nuk e duam sepse problemet pastaj janë të riparueshme shumë vështirë dhe gjendja ekonomike e sektorit privat e rënduar shumë. Shëndeti publik është angazhimi ynë i parë dhe për këtë duhet mbështetje e përgjithshme”, ka thënë ai mes tjerash.


Ndryshe, në bazë të statistikave zyrtare të konfirmuara nga IKSHPK, bëhet e ditur se nga gjithsej 867 raste pozitive të rezultuara në Gjilan, janë shëruar plotësisht 681 raste, derisa aktiv mbeten 147 raste prej tyre 44 janë të hospitalizuar dhe të vdekur janë regjistruar 49 raste. Mostra në pritje janë 22. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Kalo në kategori