LAJMI I FUNDIT:

Po hartohet marrëveshja Shqipëri-Kosovë për njohjen e viteve të punës për qytetarët e të dyja vendeve

Po hartohet marrëveshja Shqipëri-Kosovë për njohjen e viteve të punës për qytetarët e të dyja vendeve

Shqipëria dhe Kosova po hartojnë marrëveshjen për njohjen e viteve të punës për qytetarët e të dy vendeve.

Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp të ministres së Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë, Anila Denaj dhe ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Skënder Reçica, pas një takimi të mbajtur në Tiranë, u bë e ditur se në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive do të nënshkruhet edhe marrëveshja.

Marrëveshja mes dy vendeve pritet të bëjë të mundur njohjen e viteve të punës për qytetarët e të dyja vendeve pavarësisht ku kanë kontribuar.


Po ashtu, palët po finalizojnë edhe një marrëveshje për krijimin e lehtësive për qytetarët për punësim.

“E informova homologun nga Kosova lidhur me politikat, lejet e qëndrimit e unifikimin e shumë procedurave në të ardhmen që do të nxisin mundësi më të mëdha të punësimit. Sot qytetarët e Kosovës mund të punësohen në Shqipëri me një vetëdeklarim. Shpresoj që kjo t’u mundësohet shumë shpejt edhe qytetarëve të Shqipërisë, në Kosovë“, tha ministrja Denaj.

Reçica vlerësoi si mjaft të rëndësishme krijimin e këtij kuadri ligjor.

“Kemi përafruar qëndrimet në arritjen e marrëveshjeve që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë, në të dy anët, në drejtim të punësimit e arsimit profesional. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje në mbledhjen e dy qeverive do të krijojë një realitet të ri për qytetarët. Nuk do të kenë më pengesat që kanë patur deri tani nga përfitimi i shërbimit të punësimit dhe arsimit profesional”, tha Reçica.

Raportet mes dy vendeve, tha Reçica, po prekin dimensione të reja dhe ne duhet të angazhohemi edhe më tej për lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Nga ana tjetër ministrja Denaj u shpreh se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor brenda CEFTA-s, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria e Kosova, kanë rënë dakord për njohjen e arsimit profesional çka sjell heqjen e barrierave në punësimin e qytetarëve nga kompanitë./atsh/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori