LAJMI I FUNDIT:

Në American School of Kosova po mbahet Java e Orientimit – stafi i ASK i pret nxënësit e prindërit për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve!

Në American School of Kosova po mbahet Java e Orientimit – stafi i ASK i pret nxënësit e prindërit për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve!

Virusi, të qenurit pikë kyçe e bisedimeve tona të përditshme, tani më ka zënë një vend të madh në mendjen tonë. Me afrimin e shtatorit të gjithë jemi entuziastë të dimë se a do mund t’i kthehemi sado pak realitetit tonë të dikurshëm.

Shkolla Amerikane në Kosovë, me qëllimin që t’ia rikthejë fëmijëve mundësinë e shkollimit në kampus, që tani e 3 muaj planifikon rikthimin fizik në shkollë. Me dezinfektimin e ambientit dhe marrjen e masave si ekspozimi i dezinfektuesve, vendosja e domosdoshme e maskave dhe krijimi i rregullave specifike, ky institucion është i gatshëm që të ofroj shkollimin e fëmijëve në shkollë.

Si një institucion privat me një kampus të ri, Shkolla Amerikane ka kapacitetin e pritjes së fëmijëve në një ambient ku distanca sociale aplikohet lirshëm.

Momentalisht ASK është duke e mbajtur Javën e Orientimit, ku nxënësit dhe prindërit janë të mirëseardhur nga data 2 deri më 4 shtator nga ora 08:00 deri në 17:00 për të marrë informacione shtesë rreth fillimit të vitit shkollor, i cili pritet të fillojë nga data 14 shtator për klasat 1-12, kurse nga 7 shtator për parashkollorin dhe çerdhen. Në një ambient të hapur, me masa të shtuara, stafi i ASK ju mirëpret për çdo pyetje tuajën.

Artikull i sponzorizuar