Lidhur me reagimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, më duhet të them se është i drejtë fakti që shteti grek ka të drejtën e zgjerimit te ujërave territoriale deri në kufirin e 12 miljeve, sikurse parashikohet dhe në nenin 3 të Konventës së Ligjit të Detit (UNCLOS) apo Konventa e Montego Bay-t. Kjo Konventë u jep të drejtën shteteve të vendosin një gjerësi të ujërave territoriale deri në kufirin që nuk i kalon 12 milje detare, të matur nga vija bazë e përcaktuar në përputhje me këtë konventë.
Por, deklarimi se zgjerimi i gjerësisë së detit territorial nuk ka asnjë efekt mbi ndarjen e detit Shqipëri-Greqi më duket amatoresk, për të mos thënë djallëzor. E përsëris/ që shtetit grek e drejta e zgjerimit të detit territorial i buron nga Konventa dhe këtë të drejtë në asnjë rrethanë nuk mund t’ia kërkojë palës shqiptare apo të deklarojë sikundër bëri ish-ministri i Jashtëm grek kohë më parë, se pala shqiptare ka rënë dakord në lejimin e Greqisë për zgjerimin e gjerësisë së detit territorial. Kjo është e drejtë e shtetit grek dhe këtë të drejtë ai e zgjidh nëpërmjet institucioneve kombëtare dhe njëkohësisht, duke bërë deklarimet përkatëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për delimitimin e ujërave detare ndërmjet dy vendeve kanë nisur që në vitin 2008, në vitin 2009 u arrit një marrëveshje, e cila, sikurse është bërë e ditur në mbarë opinionin publik, u nulifikua nga ana e Gjykatës Kushtetuese për arsyet që tashmë dihen botërisht dhe janë të publikuara në këtë vendim gjykate. Pavarësisht mangësive që kishte ajo marrëveshje, në negociatat e asaj kohe, në asnjë rast nuk u diskutua dhënia e së drejtës palës greke në zgjerimin e gjerësisë së detit territorial nga 6, në 12 milje detare. Ajo marrëveshje u hartua duke respektuar deklarimet e bëra nga pala greke, rrjedhimisht gjerësia e detit territorial për palën greke u konsiderua 6 milje detare. Në atë kohë pati pretendime të fuqishme nga ana e Partisë Socialiste, e cila akuzoi maxhorancën se shiti detin dhe favorizoi shtetin grek. Akuzat ishin lidhur me plotfuqishmërinë e grupit negociator, kapërcimin e kompetencave, mospërcaktimi i vijës bazë, çështja e shkëmbit “barketa” dhe se negocimi ishte bërë në fshehtësi dhe pa informuar opinionin publik e kështu me radhë, për të ardhur te fakti i pretenduar nga ana e Partisë Socialiste se kufiri ekzistonte dhe se nuk ishte nevoja për të bërë një marrëveshje të re.
Po e nis nga kjo e fundit, d.m.th. nëse ekzistuaka një kufi dhe mazhoranca e asaj kohe bëri një “çmenduri” duke arritur një marrëveshje për delimitimin e ujërave detare, atëherë përse ata që akuzuan dje se ka një kufi detar dhe se nuk është nevoja të bëjmë marrëveshje me shtetin grek rinisën negociatat për bërjen e një marrëveshjeje të re?
Së dyti, nga të gjitha pretendimet e ngritura kundër marrëveshjes së parë të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, cilat janë adresuar në marrëveshjen e dytë?
Së treti, në atë kohë u akuzua mazhoranca e asaj kohe për negociata të fshehta, cili është informacioni që ka marrë publiku lidhur me vijimin e negociatave të zhvilluara nga grupi negociator? Sinqerisht, këtu më duhet të falënderoj palën greke, e cila, e ngazëllyer nga arritjet në negociatat me palën shqiptare, e ka informuar periodikisht publikun e saj dhe në çdo rast ne jemi informuar nga politikanët grekë.
Së katërti, a janë marrë në konsideratë rrethanat e reja të krijuara nga precedentët ndërkombëtarë, që kanë ndodhur në harkun kohor nga marrëveshja e vitit 2009 e deri më sot?
Që të gjykojmë lidhur me atë çfarë është diskutuar apo arritur lidhur më marrëveshjen e re është krejtësisht e kotë, pasi, përveç deklaratave që kemi dëgjuar nga pala greke, opinioni publik shqiptar nuk ka asnjë informacion. Por të deklarosh se zgjerimi i ujërave territoriale greke nga 6 në 12 milje nuk ka asnjë efekt në delimitim, është keqinformues për opinionin.
Negociatat për ribërjen e marrëveshjes kanë filluar të paktën para një vit e gjysmë dhe deri më sot, Greqia nuk ka bërë as një njoftim në OKB lidhur me zgjerimin e detit territorial. Sot, kur palët pretendojnë se kanë arritur një marrëveshje (për të cilën ka zero informacion), pala greke ndryshon deklarimet. Një gjë e tillë nuk është aspak e paqëllimtë. Nëse do t’u referohemi disa fakteve, vërejmë që pala greke natyrisht po bën lëvizjen e radhës për t’i paraprirë çdo vendimi të mundshëm, edhe në rast të refuzimit të marrëveshjes së radhës nga pala shqiptare (megjithëse në këtë vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe momenti për arritjen e një marrëveshjeje të tillë nuk duket i rastësishëm). Nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje brenda një periudhe kohë të arsyeshme, shtetet do t’u drejtohen procedurave të parashikuara në Konventë, d.m.th. pasi të konsumohen të gjitha mjetet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, do t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare.
Por, çfarë ka ndodhur nga marrëveshja e parë deri më tani? Në delimitimin e zonave detare, Konventa përcakton si metodë atë të baraslargësisë në delimitimin e detit territorial, ndërsa në ndarjen e Zonave Ekonomike Ekskluzive nuk përcakton një metodë specifike. Kjo, për faktin se delimitimi është një ushtrim mjaft i vështirë, ku duhet të merren në konsideratë një sërë faktorësh, duke filluar me morfologjinë e bregut, konkavitetin apo konveksitetin e vijës bregdetare, tiparet e ndryshme gjeografike, të cilat mund të prodhojnë pabarazi në ndarjen e burimeve, titujt historikë, gjiret, efekti i ndërprerjes (cut off) e shumë faktorë të tjerë. Ndaj dhe nuk ka një metodë të mirëfilltë ndarjeje, por rekomandohet të zbatohet parimi i barazisë, apo siç njihet ndryshe me termin “equity”. Pikërisht për këtë qëllim, në shumicën e rasteve përdoren dhe precedentët e ndryshëm të vendosur nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ).
Në këtë kuadër, një rast tepër interesant është dhe rasti i delimitimit të ujërave detare ndërmjet shtetit të Bangladeshit dhe shtetit të Myanmar-it në gjirin e Bengalit. Iu referova këtij rasti për faktin se pothuaj në mënyrë identike sikurse është rasti i ishullit të Korfuzit, është dhe rasti i ishullit të Saint Martin (Bangladesh, i cili është i pozicionuar përballë vijës bregdetare të shtetit të Myanmar-it. Këtë rast e ka trajtuar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke i dhënë efekte të plota këtij ishulli sa i përket së drejtës për det territorial (sipas përcaktimeve të nenit 121 të Konventës) dhe kur diskutohet për Zonën Ekonomike Ekskluzive, edhe përse ky ishull ka një sipërfaqe prej tetë kilometra katrorë popullsi prej afro 7000 banorësh dhe pret afro 360 mijë turistë në vit, Gjykata vendosi ndryshe. Në vendimin e Gjykatës thuhet:
Gjykata vëren se efekti që i duhet dhënë një ishulli në delimitimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive dhe të shelfit kontinental, varet nga realitetet gjeografike dhe rrethanat e rasteve specifike. Secili rast është unik dhe qëllimi final është të arrihet një zgjidhje e barabartë.
Ishulli Saint Martin është një tipar i rëndësishëm, i cili duhet konsideruar në rrethanat përkatëse të rastit në fjalë. Sidoqoftë, për shkak të vendndodhjes së tij, dhënia e efekteve të plota këtij ishulli në delimitimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive dhe shelfin kontinental do të rezultonte në një vijë bllokuese në drejtim të detit nga bregu i Mianmarit, në mënyrë të atillë që do të shkaktonte një deformim të padëshiruar të vijës delimituese (ndarëse). Efekti i deformimit të një ishulli në vijën e baraslargësisë do të rritej në mënyrë të dukshme, ndërkohë që vija ndarëse spostohet përtej distancës 12 milje nga bregu. Për arsyet e mësipërme, Gjykata vendos që ishulli St Martin nuk përbën një rrethanë relevante dhe për këtë arsye, nuk i jepet ndonjë efekt në delimitimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive dhe të shelfit kontinental.
Për analogji, ishujve grekë të Othonoit me një popullsi prej 392 banorësh (2011) dhe ishullit të Erikuzës me një sipërfaqe prej 3,65 kilometra katrorë dhe popullsi prej 496 banorësh , në marrëveshjen e vitit 2009 u është dhënë efekt i plotë. Nëse mbështetur në këtë precedent të ICJ, këtyre ishujve nuk do t’u jepej efekt i plotë, por vetëm e drejta e detit territorial, atëherë çështja ndryshon dhe natyrisht në këtë rast krijon efektet e tij edhe zgjerimi i detit territorial nga 6, në 12 milje detare. Ky ishull, së bashku dhe me ishullin tjetër të Erikuzës, ndodhet në VP të ishullit të Korfuzit. Nëse mbështetur në precedentin e mësipërm, këtij ishulli do t’i jepej vetëm efekti i detit territorial dhe jo e drejta e ZEE, ndryshimi i zgjerimit të gjerësisë së detit territorial është i ndjeshëm në zvogëlimin e hapësirave detare shqiptare. Nuk jemi në rastin e distancave Greqi-Egjipt, Greqi-Itali, apo dhe Itali-Shqipëri, pasi në këto distanca nuk diskutohet për delimitim të detit territorial, por vetëm të ZEE-ve dhe shelfit kontinental, por në rastin konkret distancat janë modeste dhe natyrisht, zgjerimi i detit territorial ka efekt në delimitim. Ndaj, le t’i themi gjërat siç janë. Zgjerimi i gjerësisë së detit territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, pa diskutim që prodhon efekte dhe ndikim në hapësirat detare shqiptare. Njëkohësisht, edhe diskutimi mbi dhënien e efekteve të plota apo jo të ishujve në Zonat Ekonomike Ekskluzive mbështetur dhe në precedentët ndërkombëtarë është një çështje, e cila nuk duhet injoruar dhe kaluar në heshtje.
Në këtë analizë të thjeshtë u ndala në disa aspekte teknike, por problemi më i madh nuk është pjesa teknike, pasi atë s’e pyet njeri, por politika, e cila të tilla marrëveshje i ka bërë domene të vetat dhe armë për të sulmuar kundërshtarin. E ku ka më lehtë se ta sulmosh kundërshtarin duke e etiketuar si tradhtar e shitës të pasurive kombëtare. Efektet e kësaj lufte janë të pallogaritshme në dëm të vendit. Deti është pasuri kombëtare dhe si e tillë, ndjeshmëria është kombëtare dhe jo politike, ndaj dhe në një çështje të tillë kaq të ndjeshme për mbarë opinionin, pjesëmarrja dhe transparenca në vendime është thelbësore në bërjen të pranueshme një marrëveshjeje të mundshme.
Para dy vitesh, kur filluan negociatat për këtë marrëveshje, kam shkruar pikërisht këtë shqetësim- që marrëveshja është arritur politikisht dhe u prezantohet teknicienëve për ta noterizuar. Në një kohë që procesi i arritjes në një marrëveshje është një rrugë mjaft e gjatë. Fillon me ngritjen e grupit negociator, ku në përbërje të tij duhet të ketë pjesëmarrës nga të gjitha grupet e interesit. Grupi duhet të ketë dhe përfaqësi të pozitës dhe opozitës, pasi një çështje e tillë nuk është politike dhe si e tillë të mund të përdoret edhe si kalë beteje, por është një çështje kombëtare. Grupi negociator duhet të njihet gjerësisht me të gjitha rastet dhe praktikat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe rastet e suksesshme të delimitimit të vendeve të ndryshme për të marrë prej tyre të gjitha elementet referuese. Grupi duhet të hartojë fillimisht projektin e tij, duke përcaktuar vijën bazë dhe ngritur të gjitha pretendimet me argumentet bashkëlidhur. Pasi t’i ketë pjekur mirë të gjitha argumentet mes anëtarëve të grupit, por dhe grupeve të interesit (universitetet përfshirë), nis negociatat. Natyrisht, kjo është koha për të nisur negociatat dhe jo një javë pasi konstituohet grupi fillojnë negociatat, sikurse dhe ndodhi.
Uroj që vizita e ardhshme e ministrit të Jashtëm të Greqisë në Shqipëri të mos jetë vizita e nënshkrimit apo dakordësimit të marrëveshjes, por e një reflektimi të palës shqiptare për t’u përkushtuar seriozisht e përgjegjësisht për arritjen e një marrëveshjeje të merituar dhe të drejtë për palët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtarisht nuk vazhdon ndeshja Rumani - Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë
Tollovi pas konferencës – një zyrtar rumun provokon Edon Zhegrovën
"Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri" - Amir Rrahmani në konferencë për media
Cili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s
Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë
Anisa Veseli, banorja e tretë që hyn sonte në Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët