Në mesin e një pandemie globale dhe trazirave socio-ekonomike, lumturia është një nga ato fjalët e përdorura më pak dhe kjo është arsyeja pse së fundmi u hap një muze i rrallë, kushtuar pikërisht lumturisë, ku tjetër përveçse në Danimarkë
Muzeu është pjesë e Happiness Research Institute, një institut studimesh serioze, i cituar shpesh nga media të rëndësishme si New York Times, Guardian, BBC, Times, Telegraph, Corriere Della Sera, Forbes, CNN etj.
Ky institut ka për qëlim që të studiojë pse disa shtete janë më të lumtura se të tjerat duke patur qëllim inkurajimin e politikave të caktuara që përmirësojnë mirëqënien e njerëzve.
Meik Wiking, Drejtori i Përgjithshëm i Happiness Research Institute u shpreh (via CNN) se ideja për të hapur një muze erdhi si pasojë e kërkesave të njerëzve për të vizituar zyrat e tyre.
“Mendoj se njerëzit imagjinojnë që instituti ynë është një vend magjik – një dhomë me qenushë ose akullore – por ne jemi vetëm tetë njerëz të ulur para kompjuterëve që analizojmë të dhënat,” u shpreh ai.
“Kështu që menduam se pse të mos krijojmë një vend ku njerëzit të përjetojnë lumturi nga këndvështrime të ndryshme dhe t’u japim atyre një ekspozitë se si mund të bëhen më të zgjuar në lidhje me disa pyetje të cilave duan t’u japin përgjigje.”
Përpos faktorëve ekonomikë, çfarë e bën një vend më të lumtur se një tjetër?
Një nga pikat kryesore të muzeut është studimi se pse disa vende nordike kanë tendencën të kenë nivelet më të larta të lumturisë në Tokë. Për shembull, Danimarka, shpesh arrin majat e sondazheve për shtetet më të lumtura në botë.
Në raportin për vitin 2020 po nga i njëjti intitut, Danimarka renditet në vendin e dytë, pas Finlandës. Kopenhagen renditet si qyteti i pestë më i lumtur në botë, pas Helsinkit, Aarhus (gjithashtu në Danimarkë), Uellingtonit dhe Zyrihut.
Si për ironi, vendet nordike, të cilat paraqesin shkallën më të lartë të lumturisë, kanë elemente të cilat gjerësisht konsiderohen si e kundërta e lumturisë: taksa të larta, mot i ftohtë dhe periudha të gjata pa diell. Atëherë pse janë të lumtur?
Një psikologe daneze, Marie Helweg-Larsen, njëkohësisht profesoreshë në Kolegjin Dickinson në Pensilvani, thotë se “besimi është faktor i lumturisë”.
Ajo thekson gjithashtu konceptet daneze si “pyt” – një lloj sjelljeje që lidhet me pranimin e problemeve dhe dëshirën për t’i tejkaluar ato – apo “hygge” – lidhja mes ndërveprimeve personale dhe mjedisit. Këto dy koncepte janë të shkëlqyera për të lehtësuar stresin.
Fakte për Finlandën, shtetin më të lumtur në botë
1. Finlandezët kalojnë shumë kohë jashtë: Rreth 70% e territorit të tyre është i mbuluar nga pyjet. Prandaj, njerëzit ndihen komod dhe të mbrojtur kur janë të rrethuar nga natyra. Ata, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke bërë xhiro me biçikleta ose hiking.
2. Uji i pijshëm është falas: Finlanda shpesh quhet si toka e një mijë liqeneve. Uji i tyre është kaq i pastër sa mund ta pish që aty, pasi nuk kërkon ndonjë proces filtrimi. Thuajse çdo restorant ofron një kanë me ujë falas, edhe nëse ti harron të porosisësh kamerierin.
3. Aty bëhet pica më e mirë në botë: 3 vite më parë, Finlanda u shpall si vendi me picën më të mirë në botë, duke lënë pas Italinë dhe famën e saj për picat magjike!
4. Ishte vendi i parë që i dha çdo qytetari të drejtën për t’u aksesuar në internet.
5. Atje baballarët kalojnë më shumë kohë me fëmijët sesa nënat.
Shtojcë: 99% e njerëzve shkojnë në sauna të paktën një herë në javë dhe rrugëve të qyteteve të vogla, mund të shihni drerë që shëtisin.
Burimet: Forbes, CNN, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Ja mënyra se si t'ju zgjasë seksi orë të tëra!
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje