LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, kapen emigrantë nga territoret palestineze

Tetovë, kapen emigrantë nga territoret palestineze

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 në zonën e fshatin Staro- Sellë të Tetovës, zyrtarët e policisë kufitare gjatë aktiviteteve të rregullta kanë zbuluar dy emigrantë nga territoret palestineze që kanë lëvizur në këtë rajon. Dy persona janë ndaluar për procedime të mëtejme.

“Duke kryer aktivitete të rregullta, zyrtarët e policisë nga stacioni për mbikëqyrje kufitare Rogaçevë gjetën dhe ndaluan dy persona, sipas tyre nga territoret palestineze të cilët nuk kishin asnjë dokument identifikimi. Të dy personat u sollën dhe u mbajtën në stacionin policor në Tetovë për procedura të mëtejme”, informojnë nga SPB Tetovë.

Më 13 gusht, 10 emigrantë nga Iraku, Pakistani dhe Bangladeshi u gjetën në rimorkio të kamionit në një terminal doganor në Tetovë. Shoferi dhe emigrantët, nga 15 deri në 49 vjeç u arrestuan për procedurë përkatëse.


Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori