LAJMI I FUNDIT:

Rastet e reja me COVID-19, Prishtina dhe Gjilani me numrin më të madh të personave të infektuar

Rastet e reja me COVID-19, Prishtina dhe Gjilani me numrin më të madh të personave të infektuar

Ka arritur në 12 mijë e 840 numri i personave të prekur me COVID-19, në Kosovë ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 157 raste të reja.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka bërë të ditur po ashtu se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.942 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.406, transmeton Telegrafi.

Më së shumti raste janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 52 raste.


Pastaj, në komunën e Gjilanit 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 7 raste.
Komuna Malishevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Drenas 3 raste.

Komuna Dragash 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Kaçanik, Skenderaj dhe Zubin Potok.

Numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 492./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori