Nëse doni të kuptoni se si funksionon shoqëria shqiptare, mos u gënjeni nga ekranet, ku analistët bëjnë skanerin e politikës dhe ku vipat na tregojnë “la bella vita”. Mjafton të shkoni një ditë në Dhërmi, jo për të bërë plazh po për t’i marrë plazhet me radhë dhe do të keni një pasqyrë të qartë të përditshmërisë tonë.
Gjen aty nga të gjitha: zhulin deri në gju dhe luksin që feks nga larg me prepotencën e vet tipike; resorte të tipit “luxury & Spa” ku vetëm një masazh relaksi kushton 100 euro dhe fast food-e ku gocat shkojnë me terezi e fshehurazi, që të mos i shohin shoqet; plazhe me çadrat me dantella, në të cilat gocat e fast food-eve lënë gjysmën e rrogës dhe plazhe me shezllone të prishura ku të thyhet arrshi i qafës; parkingje private ku futesh falas po vetëm po hëngre drekë aty dhe parkingje-cepa rruge ku punëtori të sheh nga koka te këmbët si roje spitali, të nxjerr koston sa të vlen lëkura dhe e vë çmimin sipas vlerës që të ka dhënë; ka dyqane ku një ujë kushton 300 lekë, por edhe shitës ambulantë që rrushin e importit ta shesin për rrush vendi;, restorante “gourmet” ku një pjatë me tre karkaleca kushton 30 euro por edhe zgarë sallamerish ku me 30 euro ha gjithë familja.
Dhoma që kushtojnë 300 euro, por mund të flesh edhe në çadër. Ka staf që të shërben me korrektësi, por ka edhe pehlivanë që me shpresën se nuk do ta shikosh faturën, ta hedhin me ndonjë njëzeçe. Ka plazhiste që lahen me pupa deti prej gurëve, por ka edhe pjeshka që nuk i heqin takat 15 ponds në asnjë çast të ditës.
Por, ajo që ulërin më shumë në Dhërmi janë plehrat. Ato i gjen kudo: në rrugë, në plazh, pranë shezllonit tënd, pas kurrizit tënd të futura nëpër gropa shkëmbinjsh, para resorteve luksoze ku janë bërë kapicë, nëpër qoshet e çdo parkingu, në çdo rrënjë peme, nëpër ullishta, madje edhe brenda në det, ku u bëjnë shoqëri peshqve.
Plehrat i bashkojnë në harmoni të plotë të gjitha shtresat: të pasurit vanitozë që rrudhin buzët sapo dalin nga resorti, por që plehrat e tyre i fluturojnë nga dritarja e makinës; të varfrit që duan me çdo kusht të vijnë në Dhërmi edhe pse nuk është për xhepin e tyre; bizneset që prej nevojës së “vjeljes”, ç’është e mundur nga gushti, nuk kanë kohë dhe i hedhin të gjitha aty afër; hallexhinjtë që shesin; shitësit ambulantë dhe plazhistët, që kur largohen, lenë pas skena të vërteta krimi e në fund edhe punonjësit e pushtetit lokal, që lekët e plazheve i morën paradhënie, por dy kosha më shumë nuk i vunë dhe e kanë lënë gjithë plazhin në mëshirën e ndërgjegjes së munguar të kësaj lukunie që përmenda më sipër.
Dhe, për ta mbyllur, ashtu siç thoshte personazhi i Ndriçim Xhepës në një nga filmat e socrealizmit: Dhërmiu është pasqyra ku ne duhet të shihemi dhe nëse na ka mbetur sadopak ndërgjegje, duhet ta pranojmë që jemi të shëmtuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Hovenier-780x439.jpg)
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re