LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Të sanksionohen përgjegjësit për shkeljet në koncertin e Petar Grashos

Filipçe: Të sanksionohen përgjegjësit për shkeljet në koncertin e Petar Grashos

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ju bëri thirrje kompetentëve menjëherë të reagojnë dhe në mënyrë të duhur t’i sanksionojnë përgjegjësit për shkeljen eventuale të protokolleve në koncertin e Petar Grashos në Herakleu në Manastir.

Ai në profilin e tij në Facebook sqaroi se së bashku me Komisionin për Sëmundje Infektuese ka pasur takim me organizatorët e ngjarjeve ku i kanë përcaktuar protokollet e miratuara, sipas të cilave ngjarjet mbahen vetëm në qiell të hapur, me maksimum 50 për qind publik prej kapacitetit të paraparë.

“Nuk mund të hesht para shkeljes së madhe të protokolleve në koncertin e Petar Grashos në Herakleu në Manastir. Komisioni për Sëmundje Infektuese dhe unë personalisht gjatë qershorit i kam pasur disa takime me organizatorët e ngjarjeve në të cilat së bashku i kemi përcaktuar tani më protokollet e miratuara ndërsa sipas të cilave midis tjerash, ngjarjet mbahen vetëm në hapësira të hapura me maksimum 50% të publikut prej kapacitetit të paraparë, distancë e obligueshme nga vizitorët prej 1,5 m, mbajtje e obligueshme e maskës dhe dezinfektim i duarve si dhe matja e temperaturës në hyrje për çdo vizitor”, shkroi Filipçe.


Organizatori i ngjarjes, sipas ministrit, është i obliguar të sigurojë praninë e obligueshme të shërbimit që kujdeset për rendin i cili do ta kontrollonte zbatimin e protokolleve dhe masat e dhëna, me të drejtë për ta larguar çdo vizitor i cili nuk i respekton të njëjtat.

“Kujdesi për shëndetin kolektiv është përgjegjësi e përbashkët, të cilin në këtë rast duhet ta bart organizatori i ngjarjes. Ju bëj thirrje autoriteteve kompetente menjëherë të reagojnë dhe në mënyrën e duhur t’i dënojnë përgjegjësit”, shkruan Filipçe në Facebook./Telegrafi/

https://www.facebook.com/filipce.venko/posts/2471115126528839

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori