Me maskë e me doreza, në këtë kohë pandemie, zhongleri, Agim Agushi, theu rekordin botëror “Guinness” në zhonglim me top, në ecje nga prapa në distancën 2269 metra për 60 minuta, në hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues në qytetin e Mitrovicës.
Sipas një njoftimi, në shënimin e këtij rekordi botëror ishte i pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, si dhe qytetarë tjerë të shumtë të cilët shprehen vullnetin të përcjellin një garë kaq të rëndësishme për Mitrovicën.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri, ka përgëzuar zhonglerin Agushi për fitoren e arritur në shënimin e këtij rekordi botëror, duke thënë se kjo garë është shumë e rëndësishme dhe vlerësohet lartë, pasi që Mitrovica ka arritur të hyj në librin e rekordeve “Guinness”.
Po ashtu kryetari Bahtiri tha se Komuna e Mitrovicës nuk ka hezituar aspak të mbështes organizimin e këtij aktiviteti, dhe se është privilegj për ne që t’i japim mundësi një rekordmeni botëror, për të shënuar edhe një rekord të ri në librin “Guinness” në qytetin tonë.
Ndërkaq, zhongleri Agim Agushi, tha se në Mitrovicë e shënoi rekordin e tij të gjashtë në librin e rekordeve të Genisit, dhe ndihet shumë krenar që ka arritur të fut Mitrovicën në librin e rekordeve.
Dhe për këtë gjë ai falënderoi kryetarin Bahtiri dhe Komunën e Mitrovicës për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë në shënimin e këtij rekordi.
“E kam plan që kah muaji tetor të sfidojë rekordin tjetër në ndërtesën 65 katëshe, në Katar, ecje shkallëve prapa, për ti kaluar 1750 shkallë, pastaj rekordin tjetër në Stamboll dhe kështu edhe rekorde të tjera të vazhdojë”, shtoi ndër të tjerash zhongleri Agushi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrendi i "shkallëve të vdekjes" pushton internetin
Tigri siberian 'shkatërron' portën e një fermeri, bëhen virale pamjet ku fshatari për pak i shpëton sulmit nga kafsha
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë
Çifti shënon rekord botëror për varjen më të shpejtë të rrobave
Përmbyset kamioni me mijëra kanaçe në rrugën e Arizonës
E ktheu hapësirën boshe mbi shkallë në zyrë, njerëzit mahniten nga ndryshimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë