LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Exil” i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Festivalin e Sarajevës

Filmi “Exil” i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Festivalin e Sarajevës

Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina ka fituar çmimin kryesor të festivalit, çmimi ‘Zemra e Sarajevës’ në një ceremoni të organizuar online për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, për shkak të prejardhjes së tij etnike gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

“Exil” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio (Yll Uka, Valon Bajgora) Kosovë dhe Frakas nga Belgjika,dhe i financuar nga: Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.


Filmi sjell një kastë brilante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq,Astrit Kabashi,Valentina Dubovci, FlonjaKodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi u shpreh e lumtur për këtë çmim në këtë Festival të rëndësishëm të filmit.

“Më gëzoi lajmi që filmi ‘Exil’ nga Visar Morina, fitoi çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Sarajevë. Uroj nga zemra regjisorin kosovar Visar Morina si dhe ekipin realizues të filmit për këtë arritje të rëndësishme për kulturën e Kosovës në përgjithësi. Suksesi i filmit shënon dhe dëshmon cilësinë dhe avancimin që ka arritur kinematografia e Kosovës ” tha ministrja Dumoshi.

Nga pozita e ministres dhe nga pozita ime personale gëzohem që filmi i cili është financuar nga MKRS përmes QKK-së ka arritur sukses në kinematografinë evropiane. MKRS do të përkrahë gjithmonë iniciativa dhe projekte filmike që kanë kualitet të nivelit evropian dhe me anë të të cilave prezantohet shtetin dhe kultura jonë në arenën ndërkombëtare” u shpreh ministrja Dumoshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori