LAJMI I FUNDIT:

Kritikuesi më i madh i Putinit pasi u helmua, tani është në gjendje kome

Kritikuesi më i madh i Putinit pasi u helmua, tani është në gjendje kome

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny është në gjendje kome në një spital të Siberisë pasi dyshohet se është helmuar duke pirë një filxhan çaji.

Politikani 44-vjeçar gjendet në kujdesin intensiv dhe në një ventilator artificial të mushkërive, tha zëdhënësja Kira Yarmysh, raporton reuters.

Një kritik i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, Navalny filloi të ndjehet i sëmurë kur u kthye në Moskë nga Tomsku i Siberisë, transmeton Telegrafi.


“Supozojmë se Alexei ishte helmuar me diçka të përzier në çajin e tij. Ishte e vetmja gjë që pinte në mëngjes. Mjekët thonë se toksina ishte zhytur më shpejt përmes lëngut të nxehtë. Alexei tani është pa vetëdije”, tha Yarmysh.

Ajo nuk e di se kush ka mundur ta helmojë Navalnyn, por tha se policia ishte thirrur në spital.

Ndryshe, një prej mjekëve që po kujdeset për shëndetin e politikanit tha se nuk është e sigurt se Navalny është helmuar. Doktori Anatoly Kalinichenko tha se “helmimi natyror” ishte një nga disa diagnozat që po shqyrtoheshin dhe testimet po kryhen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?

Botë
Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se

Komandanti në pension i NATO-s vlerëson se aksioni në Kursk të Rusisë dëshmon se "Ukraina mund të ketë sukses edhe pa këshillat perëndimore"

Botë
Nëntë vjeçarja kureshtare zbulon meteorin që ndriçoi qiellin e Afrikës së Jugut, shkencëtarët nisin studimet

Nëntë vjeçarja kureshtare zbulon meteorin që ndriçoi qiellin e Afrikës së Jugut, shkencëtarët nisin studimet

Botë
Donald Trump paralajmëron

Donald Trump paralajmëron "Luftën e Tretë Botërore" në atë që po vlerësohet si "përpjekje e fundit për të ndalur rritjen e Kamala Harris"

Amerika
Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Erdogan thotë se Turqia dëshiron lidhje më të thella me Egjiptin për gazin natyror dhe energjinë bërthamore

Turqia
Kalo në kategori