LAJMI I FUNDIT:

​Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së shkëput marrëdhëniet me Bordin e përkohshëm të Telekomit

​Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së shkëput marrëdhëniet me Bordin e përkohshëm të Telekomit

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së (FSP-PTK) ka njoftuar se ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me Bordin e përkohshëm të Telekomit dhe se nuk e njeh atë si bord.

FSP-PTK njofton se këtë vendim e ka marrë për shkak të siç thuhet, veprimeve të papërgjegjshme dhe në dëm të interesave të Telekomit.


Me këtë rast, FSP-PTK kërkon nga Qeveria e Kosovës shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve dhe caktimin e një bordi tjetër të përkohshëm.

“FSP-PTK më 7 gusht 2020 kemi pas një takim me Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve (BPD), ku janë zotuar se nuk merreni me menaxhmentin aktual sepse përzgjedhja e KE dhe ZKTH do të behet përmes konkursit publik, njëkohësisht janë zotuar se do të punojnë në strategjinë dalëse/zhvillimore nga kriza që ka kapluar Telekomin para syve të bordeve të kaluara. Gjithashtu, janë zotuar që BPD, Menaxhmenti dhe FSP-PTK të punojnë së bashku në tejkalimin e krizës. Sot, duke monitoruar nga afër takimin e BPD janë vërejtur se: BPD janë në shërbim të klaneve të caktuar në dëm të Telekomit dhe nuk janë duke i kryer detyrat që iu janë besuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori