Të gjitha shkollat e mesme në vend nga sot kanë hapur konkursin për pranimin e nxënësve në klasë të dhjetë për vitin e ri shkollor 2020/2021. Konkursi do jetë i hapur deri më 21 gusht.
Në mëngjes u pa një numër i madh i nxënësve tek po prisnin të aplikonin në shkollat e kryeqytetit.
Ndonëse kishin maska, nxënësit që po prisnin në radhë për të aplikuar nuk po respektonin masën e mbajtjes së distancës si një rekomandim i cili është dhënë për të penguar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Yll Hasimi është njëri nga nxënësit i cili kishte zgjedhur që shkollimin e mesëm ta vazhdojë në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Sami Frashëri”.
Këtë përzgjedhje thotë se e ka bërë pasi sheh perspektiv më të madhe.
“Kam ardhur në Natyror për shkak se mendoj se është më mirë për të ardhmen. Ka qenë pak më lehtë për shkak se ashtu-kështu testi ka qenë më i padrejtë, ashtu-kështu nxënësit kanë kopjuar. Besoj që për nxënësit e shkëlqyer është edhe më mirë”, tha ai.
Edhe Diar Abdullahu thotë se ka zgjedhur Gjimnazin Natyror.
Ai thotë se mos mbajtja e Testit të Arritshmërisë i ka penalizuar nxënësit që nuk gëzojnë sukses të mirë në shkollimin e mesëm të ulët fillor.
E drejtori i gjimnazit shkencor “Sami Frashëri”, Fetah Zejnullahu, për KosovaPress thotë se këtë vit shkollor në klasën e 10-të do të pranohen gjithsej 350 nxënës, 320 prej tyre në mësimin në gjuhë shqipe dhe 30 në gjuhën turke.
Zejnullahu tha se në mëngjes në këtë shkollë ka pasur fluks më të madh të nxënësve, por që janë munduar me mundësitë që i kanë pasur që t’i respektojnë masat kundër coronavirusit.
Deri në mesditë në Gjimnazin e Shkencave Natyrore për klasën e 10-të kanë aplikuar 270 nxënës.
Nxënësit kishin interesim të madh për aplikim edhe në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Ahmeti Gashi”.
Ajet Brajshori, drejtor i këtij gjimnazi, tha për KosovaPress se në këtë vit shkollor kanë planifikuar që në klasat e 10-ta në këtë gjimnaz të pranohen 448 nxënës.
Interesimi për aplikim ishte mjaftë i madh deri në orët e pasdites vetëm sot kanë aplikuar 210 nxënës.
Brajshori po ashtu tha se kanë ndërmarrë të gjitha masat që nga ky proces të mos rrezikohet askush nga pandemia.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në klasat e dhjeta këtë vit shkollor pritet të regjistron 26.261 nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë.
Pas anulimi të Testit të Arritshmërisë, për shkak të situatës epidemiologjike në vend, regjistrimi në klasën e dhjetë këtë vit po bëhet në bazë të notës mesatare që nxënësit kanë treguar nga klasa e 6 deri në të nëntën.
Konkursi për pranimin e nxënësve në klasën e dhjetë do jetë i hapur deri këtë të premte, ndërsa rezultatet do të bëhen të ditura më 24 gusht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMoti për pesë ditët e ardhshme
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
25 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
"Non grata e Berishës do të hiqet", Edmond Spaho zbulon prapaskenat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet