Teatri Shqiptar-Shkup, peng i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve
Rinovimi i Teatrit Shqiptar në Shkup ka tejkaluar çdo afat për të rinisur me punë. Ndonëse punimet janë kryer nga kompani kontraktuese, pranim-dorëzimi i objektit mbahet “peng” nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga të reshurat e fundit, çatia ka shkaktuar dëme brenda objektit. Detaje të papërfunduara shihen kudo. Drejtori Murtezi, tha se ky institucion është bërë për të luajtur aktorët në skenë, por tani po del që aktorë kryesorë janë disa të tjerë pas skenës.
“Teatri është institucion kulturor që politika nuk guxon të ketë gisht në matematikat ditore. Tani ne presim që të formohet qeveria e re dhe prapë të drejtohemi te institucionet përkatëse. Por, si do që të jetë Teatri Shqiptar nuk mund të funksionoj në këto kushte”, theksoi Ylber Murtezi, Drejtor i Teatrit Kombëtar Shqiptar – Shkup.
Murtezi tha se ka kërkuar të ndërhyjë Policia Financiare, ndërsa keqpërdorimet e mundshme financiare do t’i denoncojë në organet e hetuesisë. Drejtoria e kaluar ka bërë pothuajse të gjitha pagesat ndaj kompanisë që ka rinovuar, pa garancinë se e njëjta ka bërë punimet sipas standardit të kontraktuar. Në bazë të pretendimeve se gjithçka ishte gati për të prerë shiritin solemn, në objektin e papërfunduar u zhvilluan edhe provat për premierat, të cilat, ndonëse u paguan pothuajse të gjitha, asnjëherë nuk u dhanë.
“Ministria e Kulturës ndau edhe rreth 180 mijë euro të tjera për tri premierat, të cilat do të duhej të shfaqeshin në periudha të ndryshme për hapjen solemne të Teatrit kombëtar shqiptar, mirëpo me që i njëjti nuk u hap, premierat mu mbajtën larg syve të publikut”.
Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve na thanë se ende nuk është formuar komisioni për të vlerësuar ne terren gjendjen teknike të objektit nëse është i gatshëm të filloj me punë. Nga kjo ministri thonë se pandemia dhe ngërçi politik kanë prolonguar konsolidimin e këtij trupi inspektues, i cili do të duhet të përbëhet nga disa institucione. Teatri Shqiptar filloi rindërtimin në vitin 2014. Deri më tani janë shpenzuar 10.5 milion euro. Rindërtimi filloi nga ndërmarrja “Lamone Moreda”, por shumë shpejt falimentoi, ndërsa më pas vazhdoi “Shencia”. Rindërtimi mbaroi ndërsa përfaqësuesit e kompanisë u zhdukën. Megjithëse sipas marrëveshjes Shencia, duhej ta mirëmbante dy vitet e ardhshme pas pranim-dorëzimit të objektit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025