LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla takon Mark Gjonajn, flasin për zhvillimet politike dhe rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan

Haradinaj-Stublla takon Mark Gjonajn, flasin për zhvillimet politike dhe rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, shqiptaro-amerikanin Mark Gjonaj.

Haradinaj-Stublla ka falënderuar Gjonajn për përkushtimin e vazhdueshëm të tij dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në përpjekjet për fuqizimin dhe unifikimin e interesave kombëtare.

“Kënaqësi të takoj në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj. E falënderova për përkushtimin e vazhdueshëm të tij dhe komunitetit shqiptaro-amerikan në përpjekjet për fuqizimin dhe unifikimin e interesave tona kombëtare”, tha ministrja.


Në njoftim thuhet se Haradinaj-Stublla dhe Gjonaj diskutuan për zhvillimet politike në rajon dhe u dakorduan për koordinimin e mëtutjeshëm të veprimeve konstruktive dhe rolit strategjik që duhet të kenë shqiptarët në këto zhvillime. /Telegrafi/