LAJMI I FUNDIT:

Rritet niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës

Rritet niveli i ujit në liqenin e Badovcit dhe atë të Batllavës

Javëve të fundit pothuajse çdo ditë vendi është përballur me reshje të mëdha të shiut.

Ndonëse për fermerët ka shkaktuar telashe në të mbjellat, si rrjedhojë e këtyre reshjeve është rritur niveli i ujit në Liqenin e Badovcit për 35 cm.


Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku.

“Niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 640.35 m mbi nivelin e detit ose 9.50 m nën kuotën maksimale, ndërsa për shtatë ditë, pas reshjeve ka pas rritje prej vetëm 35 cm”, ka treguar Mjeku në një përgjigje për KosovaPress.

Rritje të nivelit të ujit pati edhe në liqenin e Batllavës.

Nivelit i ujit aty është rritur për 1.44 m.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.20 m mbi nivelin e detit ose 4.80 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej 1.44 m”, tregon Mjeku.

Derisa Mjeku ka theksuar nevojën e ujit në ekonomi dhe mirëqenien sociale, ka bërë thirrje që të ruhen dhe te mbrohen burimet ujore.