Shpërthimi shkatërrues në Bejrut është një kujtesë e rëndë e një fakti thellësisht shqetësues: mijëra tonë nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë jo të duhur në portin e këtij qyteti nuk është vendi i vetëm në rrezik të shpërthimit spontan.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në Filipine, Ukrainë, Gjeorgji, Libi dhe Guinea-Bissau ka mbeturina të rrezikshme municionesh të mbetura nga konfliktet e kaluara dhe ato të tanishme, disa prej tyre në mënyrë të rrezikshme afër zonave të banuara.
Sipas agjencisë zvicerane të monitorimit “Small Arms Survey”, midis vitit 1979 dhe gushtit të vitit të kaluar, gati 30,000 njerëz në 101 vende u vranë ose u plagosën nga shpërthime të paplanifikuara në vendet e municioneve (UEMS).
Nga 606 incidente të regjistruara, gati tre të katërtat përfshinin stoqet e pronave shtetërore.
Një nga shpërthimet më të këqija ndodhi në Brazzaville në Republikën e Kongos në vitin 2012, duke vrarë më shumë se 500 njerëz.
Simon Conway, një drejtor senior britanik për organizatën e pastrimit të minave “Halo Trust”, thotë se hapi i parë i nevojshëm është që qeveritë të pranojnë se këto depo armësh janë të pasigurta.
Sipas tij, hapi tjetër është të sjellësh njerëz me ekspertizën e duhur për të zhvendosur ato larg zonave të banuara dhe më pas shkatërrimin e tyre.
“Ato nuk konsiderohen se janë problem derisa të shpërthejnë”, thotë ai.
“Shpesh këto vende kanë siguri të dobët dhe do të ishte shumë e lehtë që ato të humbnin që më vonë të ktheheshin në pajisje të eksplozivit të improvizuar”, thotë zoti Conway.
Pra, pas Bejrutit, sipas BBC, përcjell Telegrafi, ku janë vendet për të cilat duhet të shqetësohemi? Cilat hapësira të tjera janë ato që ekspertët e municioneve konsiderojnë se janë “bomba të kurdisura”, që mund të shpërthejnë në çdo kohë?
Filipine
Në një ishull të mbytur nga gjarpërinjtë në Gjirin e Manila ndodhet një hapësirë e municioneve të SHBA-së që datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Halo Trust” vlerëson se në ishullin Caballo dhe në një vend tjetër aty pranë ka gjithsej 1.6 milion artikuj eksplozivë – që janë të mjaftueshme që të shkatërrojnë potencialisht aeroportin lokal në Corregidor dhe të kërcënojnë anijet që kalojnë në Gjirin e Manilas.
Z. Conway, i cili ka inspektuar vendin me ushtrinë e Filipineve, thotë se ka dy shtesa që përmbajnë 200,000 njësi anti-aeroplanësh.
“Nëse ato do të shpërthenin, do të kishin ndikim edhe në aeroportin e afërt”, thotë ai.
Dhe tmerri i asaj që ndodhi në portin e Bejrutit nuk është injoruar nga autoritetet lokale atje.
Brenda disa ditësh, Marina e Filipineve e thirri Halo për të diskutuar se si të disponohet më mirë i gjithë ky municion në mënyrë të sigurt.
Guinea-Bissau
Një nga vendet më shqetësuese është në shtetin e Afrikës Perëndimore të Guinea-Bissau ku një sasi e panjohur e bombave të avionëve të epokës sovjetike gjenden “nën nxehtësinë dhe lagështinë” në disa shtresa, afër qendrave të popullsisë.
Thuhet se disa nga bombat datojnë që nga vitet 50 dhe mendohet të jenë tejet të paqëndrueshme.
Zona që paraqet më së shumti shqetësim ndodhet pranë qytetit të dytë të vendit Bafata me një popullsi prej 22.500 banorësh.
Bisedimet me qeverinë se si ta disponojnë sigurt atë kanë filluar që nga 2005, por janë ngadalësuar nga politika lokale.
“Halo Trust” thotë se ata kanë filluar ndërtimin e depove më të sigurta por deri më tani, asgjë nuk është shkatërruar.
Libi
Libia është mbushur me armë dhe municion që nga revolucioni i vitit 2011 që përmbysi regjimin e Muammar Gaddafit.
Vlerësimi i OKB-së është se ka më shumë se 200,000 tonë municione të panumërta, përtej kontrollit të qeverisë.
Në këtë drejtim, Halo është duke punuar për të ofruar sigurinë e mbeturinave të paeksploduara.
Sot një nga vendet me shqetësim është depoja e madhe e armëve të epokës Gaddafi në Mizdah e cila është afër një qyteti me mbi 20,000 njerëz.
Gjithsesi, ata që përpiqen të pastrojnë këto rreziqe jo vetëm që duhet të përballen me kufizimet e shkaktuara nga COVID-19, por edhe me rreziqet e vazhdueshme të luftës civile në vazhdim të Libisë.
Ukrainë
Si disa nga ish-republikat sovjetike, edhe Ukraina ka një sërë mbeturinash armësh që kur kanë qenë pjesë e BRSS.
Në viti 2017 dy nga këto shpërthyen. Në Ukrainën lindore shpërtheu një depo e madhe raketash dhe predhash artilerie, duke shkaktuar evakuimin e më shumë se 20,000 banorëve që jetojnë brenda 10 km rrethinë.
Më vonë po atë vit, një tjetër shpërthim i depos së armëve shkaktoi një zjarr të madh, të dukshëm nga një distancë e madhe, duke shkatërruar rreth 32,000 tonë municione dhe përsëri duke dërguar predha në ajër.
Veç Ukrainës, edhe Kazakistani dhe Uzbekistani kanë vuajtur gjithashtu nga shpërthime të paplanifikuara në deponitë e armëve.
Abkhazia
Në gusht të vitit 2017 një shpërthim i paplanifikuar ndodhi në një depo në Detin e Zi.
“Halo Trust” ka qenë duke pastruar zonën që nga ajo kohë, duke shkatërruar më shumë se 90,000 artikuj, por një e treta e zonës së prekur duhet të bëhet akoma e sigurt.
Në fund të shkrimit të BBC vlerësohet se për të gjitha këto vende, shpërthimi në kryeqytetin e Libanit është një kujtesë e tmerrshme e asaj që mund të ndodhë kur materiali eksploziv i paqëndrueshëm ruhet në mënyrë të pasigurt.
Kështu që, ekspertët e municioneve tani po shpresojnë se nëse ndonjë gjë pozitive mund të dalë nga tragjedia në Bejrut, do të jetë një urgjencë e rinovuar globale për t’i bërë këto rezerva të sigurta, përpara se të jetë vonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Palestinezët festojnë “pranimin e marrëveshjes” nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'