LAJMI I FUNDIT:

Hidhjani një sy brendësisë së Piramidës së Keopsit falë xhirimit spektakolar 3D

Hidhjani një sy brendësisë së Piramidës së Keopsit falë xhirimit spektakolar 3D

E lartë 146 metra, Piramida e Keopsit është më e madhja në Gizë, dhe falë videos 3D të BBC-së, kemi pasur rastin që të shëtisim në mënyrë virtuale nëpër blloqe të forta gurësh dhe të zbulojnë kalimet dhe hapësirat sekrete

Piramida e madhe apo siç quhet ndryshe Piramida e Keopsit, e cila në kohën antike është konsideruar njëra ndër mrekullitë e shtata botërore, është ndërtuar gjatë kohës së sundimit të faraonit Keops midis viteve 2509 dhe 2483 para Krishtit, transmeton Telegrafi.

Qysh më herët është e njohur që në Piramidë gjenden tri dhoma të mëdha, si edhe një sërë korridoresh dhe kalimesh, nga të cilat më e njohura është Galeria e madhe 47 metra e gjatë dhe tetë metra e lartë.


Megjithatë, edhe pse ekzistojnë hyrje në piramidë dhe dhoma në pjesë të ndryshme, pjesa më e madhe e strukturës së brendshme ka qenë e pahulumtuar deri kur ekipi i Institutit HIP të Francës nuk ka depërtuar në të me metodën e cila bazohet në detektimin e mionëve.

Ato grimca elementare krijohen kur drita jashtë sistemit të Diellit, por të cilat emetojnë yje shpërthyese, mjegullnajë shkëlqyese dhe galaksi fqinjësore, përplasen me atmosferën e Tokës.

Ato grimca bien në sipërfaqen e Tokës dhe kalojnë nëpër strukturën e saj, duke përfshirë edhe Piramidën e madhe.

Falë xhirimit spektakolar 3D kemi pasur rastin t’ia hedhin një sy brendësisë së Piramidës:

/Telegrafi/