LAJMI I FUNDIT:

Ali Berisha për vdekjen e doktorit Dardan Nikqi: Stomatologjia mori goditje të rëndë

Ali Berisha për vdekjen e doktorit Dardan Nikqi: Stomatologjia mori goditje të rëndë

Në orët e paradites është ndarë nga jeta doktori i njohur nga Peja, stomatologu Dardan Nikqi.

Nikqi ka vdekur në moshën 62 vjeçare, pas një komplikimi shëndetësorë që e kishte përcjellë gjatë kohëve të fundit.


Pas vdekjes së Nikqit, ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së në Pejë, Ali Berishen.

“I prekur thellë nga lajmi për vdekjen e hershme të mjekut të njohur kosovar, stomatologut tonë nga Peja Dr. Dardan Nikqi.

Të dashur qytetarë, stomatologjia kosovare sot humbi një prej profesionistëve të çmuar të saj.

Pacientët humbën dorën e artë të Dr. Dardan Nikqit ndërsa kolegët humbën një prej bashkëpunëtorëve më të çmuar.

Në këtë mes, familja, normalisht mori goditjen më të rëndë mirëpo krenaria dhe veprat që i ndjeri la prapa, duhet të kthehen në forcë për ta dhe për të gjithë ne.

Me këtë rast, në emrin tim dhe të Aleancës, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nikqi, miqtë, kolegët, pacientët dhe të gjithë ata që e njohën Dr. Dardanin.

(Për sqarim opinioni dhe rëndësinë e së vërtetës, Dr.Dardan Nikqi, nuk ishte i prekur me Covid 19!)”-ka shkruar deputeti i Kuvendit dhe kryetari i AAK-së në Pejë Dr.Ali Berisha”. /Njeshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori