LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i arsimit në Shqipëri: Viti shkollor ka dështuar, nuk mund të bëhesh elektricist e fizikan me WhatsApp

Eksperti i arsimit në Shqipëri: Viti shkollor ka dështuar, nuk mund të bëhesh elektricist e fizikan me WhatsApp

Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti, ministria nuk ka një plan për shkollat dhe sipas tij, viti shkollor i kaluar ka dështuar.

Mehmeti, në një intervistë për Ora News, tha se sipas një raporti të prillit 2020, pas COVID-19 shqiptarët rrezikojnë nga analfabetizmi funksional nga 51-68%.

“Ministria nuk ka një plan konkret për shkollat. Viti shkollor ka dështuar. E tha edhe vetë ministrja e Arsimit. Ka dalë një raport në prill të vitit 2020 që shqiptarët rrezikojnë nga 51-68% analfabetizëm funksional pas COVID-19. Ne nuk kemi infrastrukturë. Po të kalosh pas Dajtit nuk të kap telefoni, ç’mësim do të bësh ti? Ti nuk ke akses në internet dhe nuk ke prindër në pikëpamje ekonomike se nëse pranojnë se kemi 30% nën varfëri, atëherë ka dështuar”.


Mehmeti u shpreh se nuk mund të bëhen mësim online sepse kështu nuk do të duheshin institucionet.

“Vetë qeveria ka thënë se 17 mijë janë në çadra. Pa më thuaj se çfarë mësimi mund të bëjnë ata? Ata gjitha vitin shkollor e kanë kaluar në çadër. Të kujdeseshin për mësimin apo për bukën? Mësimdhënia mund të shfrytëzohet edhe në salla të mëdha sportive. Se si do të bëhet një elektricist nga shtëpia? Si mund të bëhet një mirëmbajtës i sistemeve ngrohje-ftohje? Si mund të bëhet nga shtëpia një fizikan nuk mund të bëhet më whatsapp. Nuk mund të bëhet çdo gjë virtualisht se po të ishte kështu nuk do të na duheshin institucionet”.

Për Mehmetin me një investim me 6-10 milionë euro mund të bëjmë një vit shumë të mirë shkollor duke tejkaluar pandeminë.

“Ministrja thotë se mësimi do të bëhet nëpërmjet një kanali që quhet RTSH shkolla. Ne kemi mësues sa të duash, por nuk kemi vullnet. Qysh nesër, ke listën e mësuesve që janë diku 5000-6000. Po ashtu, duhen edhe nja 1000 mësues për nxënësit me aftësi të veçanta. Me një investim me 6-10 milionë euro mund të bëjmë një vit shumë të mirë shkollor duke tejkaluar pandeminë dhe të mbulojmë gjithë problematikat që patën nga muaji mars deri më sot”, tha ndër të tjera Mehmeti.

Sipas tij, pas 10 deri në 15 vitesh ne do të humbasim shumë nga inteligjenca e fëmijëve dhe dijet e tyre.

“Mësimi online nuk realizohet dot. Pas 10 deri në 15 vitesh ne do të humbasim shumë nga inteligjenca e fëmijëve dhe dijet e tyre dhe do të krijojmë një rini asociale, sepse shkolla nuk është vetëm që të të mësojë matematikë, por edhe që të bëjë një qytetar më të mirë dhe të të bëjë që pranon ndryshimet që ka shoqëria dhe i pranon ato. Ne kemi vetëm edukimin për të bërë një shoqëri më të mirë. Ministrja nuk na ka dhënë një plan se si do të bëhet kjo. Nuk ka grup task force, as për sy e faqe, duket se ministrja i di të gjitha”. /Oranews/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori