LAJMI I FUNDIT:

Filloi ndërtimi i sallës sportive në Obiliq dhe aneksi i shkollës në Breznicë

Filloi ndërtimi i sallës sportive në Obiliq dhe aneksi i shkollës në Breznicë

Në komunën e Obiliqit janë vënë gurthemelet e dy objekteve të planifikuara në kuadër të investimeve kapitale.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi përmes një postimi në Facebook.


Sot ka filluar ndërtimi i sallës sportive dhe aneksit të shkollës fillore “Pandeli Sotiri“ në Obiliqin e vjetër dhe ndërtimin e aneksit të shkollës “Naim Frashëri“ në fshatin Breznicë.

Vlera e projektit të parë është: 247,535.08€, ndërsa i të dytit: 76,337.98€, me plan dinamik 120 ditë pune.

“Vënia e këtyre dy gurthemeleve, tregon përkushtimin dhe angazhimin tonë të pandalshëm në rritjen e cilësisë në arsim, mbarëvajtjen e procesit mësimor në një ndërrim dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive nëpër sallat sportive të shkollave, duke kontribuar kështu në zhvillimin e shëndetit mendor dhe atij fizik”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/