LAJMI I FUNDIT:

​Gjilani në pritje edhe të 91 mostrave të reja me coronavirus

​Gjilani në pritje edhe të 91 mostrave të reja me coronavirus

Komiteti i Emergjencave në Gjilan në mbledhjen e sotme ka rekomanduar respektimin e masave mbrojtëse, në mënyrë që rastet të jenë gjithnjë në rënie.

Selami Xhemajli, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë në një konferencë për media, se nga rezultatet e fundit, janë konfirmuar 17 raste pozitive me coronavirus.


“Nga numri i përgjithshëm i rasteve prej 605 sa janë në totalin e përballjes me gjithë pandeminë, të shëruar janë 403, të vdekur 25 dhe 177 janë raste aktive. Kemi edhe 91 mostra që janë në përpunim dhe rezultatet e tyre do të publikohen në ditët në vijim. Në Spitalin Regjional janë duke u trajtuar 31 pacientë me COVID-19”, tha ai.

Xhemajli ka bërë të ditur se për shkak të rezultimit me COVID-19 në Drejtorinë e Financave, është mbyllur ky shërbim deri në një vendim tjetër, pasi zyrtarët e këtij resori janë në vetizolim.

Komiteti ka apeluar që personat e prekur me COVID-19 dhe ata që kanë pasur kontakt me të infektuarit, të qëndrojnë në vetizolim në afatin e rekomanduar nga institucionet shëndetësore, dhe sektori privat dhe gastronomia të respektojnë vendimet e shtetit për respektim të distancës dhe ofrimin e shërbimit me masat mbrojtëse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori