LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mendimesh për rritjen e çmimit të rrymës në RMV

Përplasje mendimesh për rritjen e çmimit të rrymës në RMV

Vendimi i Komisionit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të rrymës për 7,4% ka shkaktuar reagime të publikut, ndërkaq kanë ndodhur edhe protesta masive në disa qytete të vendit.

Nga arsyet e ndryshme të reagimit, duket se më i fuqishëm është ai i çmimit më të lartë në Evropë, nëse kjo krahasohet me përqindjen e rrogës mesatare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërmarrja shtetërore e energjisë MEPSO, e cila vitin e kaluar harxhoi 212,000 euro vetëm për mobilje, përfshirë kolltuqe prej lëkurës natyrale të viçit, u ankua se nëse çmimi i energjisë elektrike nuk rritet, nuk do kenë para për të punuar. Nga kompania thonë se nuk është korrekte të krahasohet çmimi i energjisë elektrike me pagën mesatare të qytetarëve.


“Krahasimi “paushall” i çmimit të megavat orë energji elektrike me pagën mesatare në vendin tonë është jo korrekt. Fatkeqësisht, në segmente të caktuara të shoqërisë sonë ka akoma paragjykime edhe për ndryshimin më të vogël të çmimit të energjisë elektrike; Disa nga kritikët e çmimit të energjisë elektrike, në të njëjtën kohë, janë të gatshëm të lënë mënjanë sasi të konsiderueshme për telefona celular dhe internet, shpesh dhe shumë më të lartë se fatura e energjisë elektrike”.

Për organizatorët e protestës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, deklarata e tillë nga MEPSO është e papërgjegjshme dhe në vend që të zgjidhin problemin, ato ndikojnë negativisht tek qytetarët.

Banorët e Tetovës, Gostivarit, Kumanovës njoftojnë se të premten përsëri do të dalin për të protestuar kundër çmimit të ri të energjisë elektrike. Kërkesat kryesore janë shpërbërja e Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe ulja e menjëhershme e çmimit të energjisë elektrike./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori