Sot agjencia kosovare e marketingut Republika Communications ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje të rëndësishme me TEAM – një organizatë amerikane me ndikim për jetën publike të qytetarëve amerikan, përkatësisht sektorin e shëndetësisë në SHBA.
Marrëveshja parasheh që agjencia kosovare e marketingut t’i kryej gjitha shërbimet e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun për TEAM në tregun amerikan dhe atë evropian, ndërsa me theks të veçantë është menaxhimi i lobimit në Kongresin Amerikan dhe mediat kryesore, duke përfshirë NY Times, NPR, USA Today, LA Times, The Guardian, BBC dhe Reuters, mes tjerash.
Republika Communications po ashtu do ta përfaqësojë organizatën e rëndësishme amerikane tek donatorët më të mëdhenj ndërkombëtar, duke përfshirë korporatat multinacionale të industrisë farmaceutike, kompanitë e teknologjisë dhe shumë organizata tjera me ndikim.
“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për ne dhe vlerat e tregut të cilin e përfaqësojmë. Portfolios sonë të pasur me brende të mëdha ndërkombëtare nga vende të ndryshme evropiane tashmë nga të gjitha lëmitë, tani po i shtohet edhe një organizatë e rëndësishme amerikane, e cila do të na mundësojë të punojmë me emra të njohur të politikës dhe mediave amerikane” ka thënë Dukagjin Lipa, drejtor ekzekutiv në Republika Communications.
“Sidomos në kohë të pandemisë, promovimi i ekspertizës tonë dhe kompanive kosovare në SHBA dhe tregjet tjera të zhvilluara është jashtëzakonisht i nevojshëm. Ne do të përpiqemi shumë që edhe në javët tjera në vazhdim t’i sjellim edhe disa lajme tjera të mira nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar” ka thënë më tej Lipa.
Republika po ashtu menaxhon me shërbimet e plota të komunikimit festivalin ndërkombëtar, Sunny Hill Festival. Shërbimet digjitale për TEAM do të realizohen nga njësia e agjencisë për shërbimet digjitale – përkatësisht Digital Republic, kompani e specializuar që merret ekskluzivisht me marketingun digjital, rrjetet sociale dhe zhvillimin e produkteve interaktive dhe tregtinë elektronike, mes tjerash.
Ditë më parë, agjencia Republika e bëri publik angazhimin e saj për krijimin e web faqes për artisten e famshme Dua Lipa. Sipas themeluesit të saj, Dukagjin Lipa, Republika së shpejti do t’i ketë zyrat përfaqësuese edhe në New York dhe Los Angeles, ndërsa momentalisht në Londër, Republika bashkëpunon ngushtë me Mercy & Wild, e cila shërben shumë yje të muzikës botërore, duke përfshirë edhe Dua Lipën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit