Njerëzit do të përballen me armët më moderne të kohës, e ndalimet nuk kanë për të ndihmuar shumë. Gjithmonë do të ketë njerëz që do t’i përdorin ato, për të arritur përparësi për vete.
Me këto informacione më ka përballur para plot 40 vitesh mësuesi im i shkencave shoqërore. Ai ka të drejtë edhe sot. Vërtet kanë mbetur vetëm një e treta e kokave të atëhershme bërthamore, por armët bërthamore nuk janë asgjësuar. Ato vetëm kanë ndryshuar, por nuk luan kurrfarë roli nëse një armë bërthamore shkatërron vetëm dhjetë herë apo 100 herë tërë botën. Mjafton vetëm një herë.
Shumë më vendimtare është se kush posedon armë bërthamore. Me Pakistanin dhe Korenë e Veriut kanë ardhur në 40 vjetët e fundit edhe dy vende të tjera të cilat kanë këto armë, gjë që paraqet një problem të madh në strategjinë për çarmatosjen.
Për shembull, Koreja e Veriut: Diktatori Kim Jong-un është takuar dy herë me presidentin amerikan Donald Trump, pa rezultat. Ndryshe nga Irani, i cili ende nuk ka ndonjë armë bërthamore, por e ka bërë të qartë se ky është qëllimi i tij. Po Ukraina do t’ia kthente edhe njëherë armët bërthamore Rusisë, po ta dinte se ajo do ta okuponte Krimenë? Ne e dimë tani se ai që ka armët më shkatërruese, jeton më i sigurt.
Rasti i Pakistanit: gjëja më e rrezikshme në programin bërthamor të Pakistanit nuk është jostabiliteti kronik i vendit dhe papërllogaritshmëria e regjimit, si dhe armiqësia tradicionale me Indinë, por bizneset e Abdul Kadir Khanit, që konsiderohet si “babai i programit bërthamor pakistanez”. Ai ia ka shitur njohuritë e tij teknike Teheranit, Phenianit dhe Tripolit. E, ndoshta edhe dikujt tjetër? Kjo nuk dihet.
Mësuesi im ka pasur të drejtë: Gjithmonë ekziston dikush që do të sigurojë epërsi. E dyshueshme nëse mund të mbështetemi tek arsyeja e njeriut. Ekzistenca e armëve bërthamore sikur edhe njohuritë për ndërtimin e saj mbeten rrezik i përhershëm.
ShBA mbeten deri më sot fuqia e vetme e cila e ka përdorur këtë armë të fuqishme vdekjeprurëse. Historinë e shkruajnë fituesit, por hedhja e këtyre armëve dhe vrasja e mbi 200 mijë njerëzve në Hiroshima dhe Nagasaki, plotëson të gjitha kriteret e krimeve të luftës. Historianët kaherë kanë dëshmuar se shpjegimi për hedhjen e këtyre dy bombave – invazioni japonez që rezultoi me mijëra ushtarë të vdekur amerikanë – ka qenë një gënjeshtër grandioze. Kjo sepse Japonia ka ofruar kapitullimin para hedhjes së këtyre bombave.
Shumica e amerikanëve megjithatë e justifikon edhe sot hedhjen e këtyre bombave. Shpresë jep fakti që më pak se gjysma e të rinjve të moshës 18-29 vjeç mendon kështu. Në të ardhmen ndoshta do të ketë një president amerikan (si Barack Obama me 2016) i cili jo vetëm që kërkon që të mos harrohet ajo që ka ndodhur në Hiroshima në gusht të vitit 1945, por edhe të kërkojë falje për këtë vepër. Për këtë nuk mjafton vetëm presioni në konferencat ndërkombëtare. Presioni duhet të vijë nga poshtë, nga populli.
Vetëm një hap i tillë nuk i heq armët bërthamore. Por, do të ishte fillimi i përbuzjes së këtyre armëve. E, kjo jep shpresë se gjërat si ato në Hiroshima dhe Nagasaki nuk do të përsëriten.
Por, armët bërthamore me siguri do të zhduken vetëm atëherë kur njerëzit të zbulojnë ndonjë armë edhe më të rrezikshme dhe më vdekjeprurëse. Të gjitha të tjerat mbeten vetëm një utopi e pastër. Mësuesi im e ka ditur këtë prej kohësh. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A