LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kontributi i trimave tanë për t’ia ndalur hovin regjimit të Millosheviqit ishte çdoherë i lartë

Thaçi: Kontributi i trimave tanë për t’ia ndalur hovin regjimit të Millosheviqit ishte çdoherë i lartë
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar heronjtë Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kontributi i trimave tanë për t’ia ndalur hovin regjimit të Millosheviqit, në tërë territorin e ish-Jugosllavisë, ishte çdoherë i lartë.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit:


“Kontributi i trimave tanë për t’ia ndalur hovin regjimit të Millosheviqit, në tërë territorin e ish-Jugosllavisë, ishte çdoherë i lartë. Disa prej këtyre trimave, që i luftuan heroikisht forcat policore dhe ushtarake të Serbisë ishin edhe Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Bekim Berisha luftoi në Kroaci e Bosnje dhe padyshim që gjaku i tij shqiptar nuk e linte asnjëherë që të mos i bashkohej radhëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë për çlirimin e Kosovës. Me guximin dhe përvojën e tij luftarake, ‘Abeja’ dha kontribut të madh për ta shuar njëherë e përgjithmonë ëndrrën e regjimit serb për një Serbi të Madhe një etnike. Meritat dhe heroizmin e tij i vlerëson lart edhe shteti i Kroacisë.

Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula dhanë kontribut të pakrahasueshëm në luftën e UÇK-së, deri sa ranë heroikisht 22 vjet më parë, më 10 gusht 1998, kur iu bashkuan përjetësisht dëshmorëve që u flijuan për lirinë e Kosovës.

Atë ditë i humbëm disa prej luftëtarëve më të zotë, por rënia heroike e tyre vetëm sa e rriti moralin dhe motivimin e ushtarëve të UÇK-së, për ta vazhduar rezistencën e armatosur deri në çlirimin e atdheut”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori