LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi ‘i heshtur’ për katër shekuj, por jo më – shpërthimi i radhës i vullkanit në Indonezi, materialet vullkanike arrijnë deri në 5,000 metra lartësi

Qëndroi ‘i heshtur’ për katër shekuj, por jo më – shpërthimi i radhës i vullkanit në Indonezi, materialet vullkanike arrijnë deri në 5,000 metra lartësi

Një “shpërthim” i malit Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë ndodhi të hënën, duke dërguar në qiell një “grumbull” me materiale vullkanike deri në 5,000 metra lartësi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për fat të mirë nuk ka pasur viktima ose të lënduar nga shpërthimi, kanë thënë autoritetet.

Gjithsesi, fshatarëve u është thënë që të qëndrojnë 5 kilometra nga “goja” e kraterit dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e lavës.


Ndryshe, rreth 30,000 njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë rreth malit në vitet e fundit.

Madje, siç thuhet më tej, një shtresë e trashë e hirit mbuloi disa fshatra deri në 20 kilometra.

Vullkani, një nga dy që po shpërthen aktualisht në Indonezi, ishte i fjetur për katër shekuj përpara se të shpërthejë në vitin 2010, duke vrarë dy njerëz.

Një tjetër shpërthim në vitin 2014 vrau 16 njerëz, ndërsa shtatë vdiqën në një shpërthim të vitit 2016.

Sinabung është ndër më shumë se 120 vullkanet aktive në Indonezi, i cili është i prirur për “trazirat sizmike” për shkak të vendndodhjes në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=91&v=wI4Muu5FBVg&feature=emb_title

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori